Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i madh’ shoqatën ‘Anipatrea’: Promovuese e trashëgimisë historike

Premte, 26 Mars 2021 10:05

 

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ Shoqatën “Antipatrea”.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se prej dy dekadash kjo shoqatë është promovuese dhe mbrojtëse e palodhur e vlerave të trashëgimisë historike.

 

MESAZHI I METËS
Shoqata “Antipatrea” prej dy dekadash është promovuese dhe mbrojtëse e palodhur e vlerave të trashëgimisë historike, kulturore dhe shpirtërore të Beratit.
I paharruar do të jetë kontributi i çmuar i saj, për përfshirjen nga UNESCO të “qytetit të një mbi një dritareve” në Listën e Trashëgimisë Botërore, ashtu siç vlen të përgëzohet mbështetja, që i ka dhënë Prizrenit, për t’u bërë pjesë e kulturës universale me propozimin e projektit kuptimplotë: “Vëlla Berati dhe motër Gjirokastra kërkojnë edhe vëlla Prizrenin në UNESCO”.
Shoqatës “Antipatrea”, garantueses së paepur të vlerave tona më të mira qytetare, atdhetare e kombëtare, i jemi mirënjohës edhe për angazhimin e jashtëzakonshëm për t’ju kundërvënë energjikisht fenomeneve tepër negative dhe gërryese të tranzicionit mbi trashëgiminë kulturore të Beratit, duke parandaluar, denoncuar e penguar vendimet korruptive dhe ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura.
Për të gjitha këto kontribute të shkëlqyera të dhëna për identitetin shqiptar, pata kënaqësinë të vlerësoj Shoqatën “Antipatrea” me Titullin kuptimplotë ‘Mjeshtër i Madh

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...