Presidenti Meta vlerëson me titullin e lartë “Naim Frashëri” klerikun e njohur Mulla Vehbi Ferati

Premte, 26 Mars 2021 13:11

 

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartëë “Naim Frashëri” klerikun e njohur, Mulla Vehbi Ferati.

Meta thekson se me rastin e 140-vjetorit të lindjes, kishte privilegjin të vlerësojë me Titullin e lartë “Naim Frashëri”, njërin prej 100 personaliteteve të librit të nderit të kulturës islame në Shqipëri, dijetarin, filozofin, klerikun dhe një prej atdhetarëve më të shquar të Radomirës, Kalasë së Dodës, Lumës, Dibrës dhe të mbarë vendit, Hoxhën e Madh, Mulla Vehbi Ferati.

 

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në historinë tonë për liri, pavarësi, dije dhe zhvillim kombëtar, klerikët myslimanë shqiptarë kanë luajtur përherë një rol të rëndësishëm, me përkushtimin dhe shërbimin e tyre ndaj kombit dhe besimit islam.

 

Kontributi i tyre i çmuar atdhetar daton me përhapjen e kulturës, gjuhës shqipe e ndjenjave patriotike, me pajtimin social të shumë krahinave, për të vijuar me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, luftën me armë në dorë kundër pushtuesve dhe çlirimin e Atdheut, e deri me përpjekjet e palodhura në kohët e sotme për progres shoqëror dhe demokratizim të vendit.

 

Por me rastin e 140-vjetorit të Tij të lindjes, pata sot privilegjin të vlerësoj me Titullin e lartë “Naim Frashëri”, njërin prej 100 personaliteteve të librit të nderit të kulturës islame në Shqipëri, dijetarin, filozofin, klerikun dhe një prej atdhetarëve më të shquar të Radomirës, Kalasë së Dodës, Lumës, Dibrës dhe të mbarë vendit, Hoxhën e Madh, Mulla Vehbi Ferati.

Misionar i besimit dhe i paqes sociale, ai e donte Atdheun e tij të lirë, të pavarur dhe në paqe sociale ndaj dhe udhëhoqi shumë kuvende bashkimi e pajtimi gjaqesh në Veri dhe u priu besimtarëve në fushë betejat e Luftës Antifashiste, duke mbetur i paharruar për lumjanët, dibranët e të gjithë shqiptarët. 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...