Kryemadhi prezanton kandidatet e LSI në Malësinë e Madhe: T’i japim fund urrejtjes politike, të kthejmë të rinjtë për të kontribuar

Premte, 26 Mars 2021 17:19

 

 

 

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar dy kandidatet për deputete në Malësinë e Madhe, Somela Radohina dhe Melisa Brojaj.

Kryeamdhi thotë se është momenti që t’i jepet fund tranzicionit në Shqipëri dhe urrejtjes politike mes shqiptarësh pasi këto kthejnë pas vendin.

 

Sipas saj, një tjetër synim është kthimi i të rinjve në Shqipëri jo vetëm për të qëndruar, por për të punuar, ndërtuar e zhvilluar.

 

 

FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI

 

Mirë se ju gjeta të gjithë miqve, shokëve dhe malësoreve që janë sot këtu në takim. Somela, Melisa mirë se ju gjeta dhe mirë se erdhët në LSI. Unë në fakt gjithmonë miqtë më të mirë i kam malësorë. Nganjëherë ideja e malësorit në shumicën e rasteve është sikur janë të egër, por të jesh malësor do të thotë që je besnik, i qëndrueshëm, por ke edhe botë të madhe shpirtërore. Sepse të ndryshosh dhe të ruash vlerat e familjes, të traditës, të historisë, të trashëgimisë, janë gjëra të vështira që në kohën e sotme mund t’i gjesh.

Fjalët janë ndonjëherë shumë pak përpara asaj çka përfaqësojnë të tre zonjat në këtë takim. Unë do të isha shumë e varfër përpara fjalëve që do të thotë vajzat dhe përpara asaj çfarë do thonë të gjithë banorët e Malësisë së Madhe. LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni, ka qenë element fryme, ka qenë element nxitjeje, inspirimi, angazhimi të të gjithë qarkut të Shkodrës dhe që këtej vinte deri në Tiranë, e nga Tirana shkonte në të gjithë Shqipërinë.

Sot në kuadrin e shpopullimit që po ndodh në të gjithë Shqipërinë, edhe Malësia e Madhe e ndjen. Por në fakt gjëja kryesore që ne shpresojmë, ashtu sikurse Melisa është studente në Angli dhe ka ardhur e kandidon për listën e LSI-së, ne nuk duam t’i kthejmë të rinjtë tanë thjesht sepse duam t’i kemi këtu, por duam t’i kthejmë të rinjtë tanë të kontribuojnë, të ndërtojnë, të jetojnë, të punojnë dhe ta zhvillojnë Shqipërinë.

 

Ne duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri. Ne duhet t’i japim fund urrejtjes politike, sepse ajo nuk na çon përpara, por përkundrazi na kthen mbrapa në ato vitet më të errëta të Shqipërisë. Ne duhet të shpërndajmë dashurinë, duhet të shpërndajmë solidaritetin, duhet të shpërndajmë bashkëjetesën me njëri tjetrin, ashtu siç kemi ditur dhe dimë gjithmonë ne shqiptarët për të mbajtur njëri tjetrin dhe për t’i qëndruar pranë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...