Kandidat i PS, Laert Duraj i “Postës”, shkel Kodin Zgjedhor, nuk jep dorëheqjen. KQZ mbyll sytë

Saturday, 27 Mars 2021 20:53

 

AKTUALITETINVESTIGIMEKRYESOREPOLITIKE
Kandidat i PS, Laert Duraj i “Postës”, shkel Kodin Zgjedhor, nuk jep dorëheqjen. KQZ mbyll sytë
Mars 27, 2021

Nga Boldnews.al

Laert Duraj, kandidat zyrtar për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtues i “Posta Shqiptare”, sh.a, duke zbuluar një skandal që përfshin atë vetë, Ministrinë e Financave nga ka varësinë, por edhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor, në nenin 63 të tij parashikon që zyrtarët e lartë të administratës shtetërore duhet të japin dorëheqjen para se të kandidojnë për një vend në Parlament.

Laert Duraj, në pozicionin e administratorit të përgjithshëm të “Posta Shqiptar” sh.a përfshihet në listën e zyrtarëve të lartë shtetëror, referuar përcaktimeve të ligjit për organizimin e administratës publike.

 

Pra, ai duhet të jepte dorëheqjen, më së paku javën e kaluar, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe emrin e Durajt.

Por, Ministria e Financave dhe vetë Duraj kanë gjetur një zgjidhje “të mesme”, e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

Në 19 Mars 2021, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur “pezullimin e përkohshëm” të administratorit Laert Duraj dhe komandimin në krye të “Posta Shqiptare” të Hipokrat Bibës.

Ky dokument gjendet i publikuar në Regjistrin Tregtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

 

“Pezullimi i përkohshëm” dhe “dorëheqja” janë dy koncepte shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Pezullimi, aq më tepër i përkohshëm, krijon të gjithë hapësirat për rikthimin e Laert Duraj në krye të institucionit shtetëror.

Ndërsa “dorëheqja”, term i cili përdoret pa asnjë ekuivok në Kodin Zgjedhor, përcakton largimin e përhershëm të zyrtarit të lartë shtetëror nga drejtimi dhe çdo lidhje e mundshme me institucionin publik.

E, megjithatë, Ministria e Financave ka vendosur që ta “pezullojë përkohësisht”, ndërkohë që vetë Laert Duraj nuk ka dhënë dorëheqjen, duke i vendosur të dy palët në konflikt të hapur me Kodin Zgjedhor.

Por, në këtë shkelje ligjore nuk mbetet jashtë as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Socialiste disa ditë më parë.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...