*Gjobat nuk na ndalin, Kryemadhi: Pandemia na ka bërë që të punojmë në çdo shtëpi*

Diel, 28 Mars 2021 15:47

 

Gazetari: Janë gazetarët të cilët po ndjekin politikanët të cilët ndryshe nga herët e tjera në takimet klasikë po zhvillojnë takime më të vogla. Si është kjo fushatë për ju?

Kryemadhi: Për LSI ka qenë më e lodhshme për kandidatët sepse janë të detyruar që t’i bëjnë takimet të grupuara dhe të vogla. Për shkak sepse gjobiten vetëm kandidatët e LSI, vetëm ambientet që ia lënë në dispozicion LSI por kjo nuk e ka ndaluar, vetëm ka shtuar ritmin e kandidatit, për të hyrë në shtëpi, për t’u takuar me njerëz në mënyra më individuale ndryshe nga mitingjet e mëdha që në shumicën e rasteve kanë qenë konsumim energjish, njerëzish dhe po të njëjtët njerëz që janë votues të tutë, ti i konsumon dhe i nxjerr në një takim të madh dhe harxhon energji dhe kohë. Faktikisht pandemia ia ka krijuar mundësinë LSI sepse LSI punon shtëpi më shtëpi. Është një strukturë që është në mikro. Ne e lidhim dhe e identifikojmë problematikat që kanë qytetarët, problematikat që kanë njerëzit. Me problematikat që kanë të rinjtë dhe të rejat. Ne sot jemi këtu në Gramsh dhe një nga problematikat më të mëdha që ka qyteti i Gramshit është jo vetëm shpopullimi, jo vetëm papunësia por dhe grabitje e pronës. Ju besoj e dëgjuat dhe më përpara thoshte edhe pse më është premtuar gjatë gjithë kohës edhe pse i kam dokumentet edhe pse i kam vendimet e gjyqit, asnjëherë nuk zbatohen. Rama ka menduar që duke bërë këtë gjë do ta dëmtonte LSI ose opozitën por në fakt ka bërë që jo vetëm LSI por dhe çdo njeri tjetër që do të punojë për njerëzit të shkojë dhe të punojë shtëpi më shtëpi me qytetarët dhe me votuesit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...