Shehi:Rama mos bëjë pazar me shëndetin

Hënë, 29 Mars 2021 07:02

 

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, kandidat i opozitës së bashkuar në listat e Tiranës gjatë komunikimit në rrjetet sociale pohoi se “vaksinat kineze e ruse edhe pse nuk janë cilësore dhe nuk janë çertifikar nga organizmat evropianë, shqiptarët t’i bëjnë, se kemi nevojë, por kjo qeveri të mos bëjë pazare me vaksinën dhe shëndetin tonë”.

Shehi thotë se këto vaksina pavarësisht se nga erdhën po përdoren politikisht.

 

“Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, vetëm 2% janë vaksinuar në Shqipëri të tjerat janë propagandë. Vaksinat mirë se erdhën kineze o ruse, e di se janë më pak eficente, se s’janë certifikuar. Pse po përdoren politikisht. Për të marrë vaksinë kineze kalohet nga Turqia, për të marrë ruse, kalohet nga Arabia, përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht.”

Shehi deklaroi se e sheh si pazar të turpshëm lëvizjen e qeverisë Rama për të marrë vaksinat ruse nga Arabia dhe ato turke nga Kina, pasi kërkon të justifikojë marrëveshjet e dyshimta me këto vende në kurriz të interesave të Shqipërisë.

“E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horlliqeve të kësaj qeverie se gjasme po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende. Nuk bëhet pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta. Kina dhe Rusia janë më serioze se nga Arabia dhe Turqia. Turp si për vendin tonë dhe për vendet që po përdorin hallin tonë të bërë pazare. Ftoj shqiptarët t’i bëjnë se kemi nevojë, por të mos përdoret propaganda me vaksinën nga kjo qeveri,” deklaroi Shehi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...