“Rilindjes i ka ardhur fundi”, kandidatja e LSI: Do të fitojmë bindshëm në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë, të ndalim shpopullimin

Tuesday, 30 Mars 2021 08:10

Kandidatja e LSI-së në Durrës, Rexhina Leka, e ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, deklaroi se Rilindjes i ka ardhur fundi.

Leka theksoi se LSI do të fitojë bindshëm në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

 

“LSI do të fitojë bindshëm në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Të prekurit nga tërmeti kanë probleme të shumta. Edhe me rindërtimet, banorët nuk e dinë nëse do marrin ata prona që kishin. Procesi i rindërtimit është një dështim total dhe qeveria bën propagandë. Kanë ndërtuar shtëpi prej kartoni. Rinia ka probleme të shumta dhe kryesorja është papunësia.

 

Të rinjtë po ikin nga vendi. Rilindjes i ka ardhur fundi, sepse nuk ia doli dot. Ka vend në Shqipëri për të gjithë rininë. Durrësi po mbytet me një pikë shi. Mendoj se jemi në një kaos. LSI do të realizojë të gjitha pikat e programit të saj e Lëvizja Socialiste për Integrim do t’ia dalë. Me datë 25 do marrim votën dhe me 26 do të nisim punën vrullshëm”, tha Leka.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...