Monika Kryemadhi takim me gratë në Kamëz: Qytetarët kudo duan ndryshimin, të nxjerrim vendin nga kriza që e ka futur Rilindja

Tuesday, 30 Mars 2021 12:24

 

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë në Kamëz.

Kryemadhi thekson se qytetarët kudo duan ndryshimin, duke shtuar se duhet të nxjerrim vendin nga kriza që e ka futur Rilindja.

 

Fjala e plotë e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

 

Edhe ardhja e Përparim Spahiut nga Qarku i Dibrës në Qarkun e Tiranës në thelb të kësaj, kishte edhe një përfaqësim të të gjithë kësaj zone dhe kësaj shtrirjeje gjeografike dhe njerëzore të të rinjve, të të rejave, të familjeve tona, sepse në fund të fundit përfaqësimi i kësaj zone është i domosdoshëm dhe thelbësor.

 

Është e disata herë që vijmë në Kamëz më Rimin, kemi qenë edhe në Paskuqan, edhe në vende të tjera dhe ndryshimi dhe ritmi është i jashtëzakonshëm. Për hir të së vërtetës është hera e parë që ne kemi kaq shumë gra vetëm në zonën e Kamzës dhe kjo është një meritë e të gjithave ju bashkë, e gjithë grupit të punës dhe unë shpresoj që ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm dhe surpriza do të jenë kudo. Surprizë do të jetë Shkodra, Elbasani, Malësia e Madhe, Korça.

 

Pra ajo që më bën përshtypje është energjia pozitive që ne shikojmë te njerëzit. Edhe kur ecim rrugëve, na shkon shumë gjatë sepse njerëzit na ndalojnë, na flasin, bisedojmë dhe duan të komunikojnë me ne.

Kështu që unë mendoj që angazhimi i Rimit, sepse ai nuk është thjesht një deputet apo një njeri që merret me politikë. Rimi vjen nga bota e financës, vjen si një ekspert i jashtëzakonshëm i studimit të ekonomisë, edhe në makro, në kuptimin e zhvillimit të politikave ekonomike dhe nxjerrjes së vendit nga kriza.

Ne sot në jetën politike dhe parlamentare kemi nevojë për individë që kanë ide, kanë mundësitë për ta kuptuar dhe zhvilluar ekonominë. Kandidimi i Përparim Spahiut në Tiranë është një sfidë që e kemi të dy bashkë, jo vetëm për Tiranën por edhe për Dibrën, për të pasur atë rezultat që ne e mendojmë dhe besojmë që do ta kemi në të gjithë Shqipërinë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...