Vaksinat për fushatë/Ku gënjen Rama në spotin elektoral

Tuesday, 30 Mars 2021 12:49

 

Që Edi Rama po i përdor vaksinat për fushatë , kjo është një e vërtetë që nuk ka nevojë për koment. Dhe deri diku, ashtu sikurse shumë liderë të tjerë në botë, në një farë mënyre është në të drejtën e vet ta bëjë një gjë të tillë. Por ama jo duke e kthyer në një propagandë mashtruese që i krijon qytetarëve mirazhe të rreme.

 

Po të shikosh spotin elektoral të PS-së ku njeriu, “që dikur mburrej se po vaksionoheni ngaqë më keni mua kryeministër”, thotë me zërin e tij se, siguruam vaksina kundër të gjitha parashikimeve, aty jepet një tablo që nuk qëndron, as shkencërisht, as praktikisht.

 

Edi Rama thotë me zërin e tij: “Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë”. Dhe më pas ai shpjegon se çdo të thotë kjo. Ai tregon një vend që këtë verë do të jetë i hapur për turistët e huaj, ku nuk do të ketë kufizime për baret dhe restorantet dhe as orar policor.

Por kthimin në jetëm e mëparshme që këtë verë, ashtu sikurse reklamohet në spotin e fushatës së PS, nuk e konfirmon asnjë studim shkencor. Edhe nëse rilindja e arrin objektivin e saj maksimal, për 500 mijë të vaksinuar deri në këtë periudhe, kjo do të jetë e pamjaftueshme për kthimin në normalitet.

Për shembull në SHBA, Qendra e Kontrollit të Sëmundjve (CDE) ka nxjerrë një udhëzues të qartë për përkujdesjen që duhet të tregojnë edhe ata që janë vaksinuar me të dy dozat, Parimi bazë është: “ndonëse je vaksinuar nuk mund të heqësh dorë nga të gjitha masat mbrojtëse”.

Ndonëse njerëzit e vaksinuar me Pffizer, apo Moderna (që mungon deri më tani në Shqipëri) e arrijnë imunitetin e tyre dy javë pas dozës së dytë dhe ata me Astra Zeneca 12 javë pas të parës (për vaksinat kineze nuk ka ende studim) ata mund të sillen si më parë vetëm me të ngjashmit që janë gjithashtu të vaksinuar. Pra edhe nëse dikush i ka marrë dy dozat ai sipas shkenctarëve nuk mund të qëndrojë pa maskë dhe në largësi më të vogël se 1.80 cm nga personat e tjerë. Gjithashtu udhëzimi është që duhen evituar turmat e mëdha dhe sipërfaqet e mbyllura.

Pra a ka ngjashmëri kjo që thonë shkenctarët me atë që predikon Rama në spotin elektoral? Pyetja nuk ka nevojë për përgjigje. Por ama për përgjigje ka nevojë një dilemë tjetër: A do kërkojë Shqipëria test PCR për turistët ashtu sikurse kanë vendosur të gjitha vendet mesdhetare nga Kroacia në Greqi? Dhe a do të doje një turist i huaj të paguaj edhe testin për të bërë pushime të lira në Shqipëri?

Kuptohet qartë se si kthimi në jetën normale këtë verë po ashtu edhe turizmi si më parë janë një mision i pamundur nëse duam të sillemi si një shtet serioz. Por me sa duket Rama po luan me këtë shpresë, jo se kështu do ndodhi në korrik, por se kjo i duhet për 25 prillin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...