Basha takon pedagogët dhe mësuesit para Mësonjëtores së Korçës: PD, partia që lindi nga universiteti

E mërkurë, 31 Mars 2021 15:06

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me mësues dhe pedagogë të Korçës.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se PD-ja është një parti që ka lindur nga universiteti, apo dhe studentët dhe se vijon me këtë traditë.

 

Basha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet, synon që të zerojë tarifat për arsimin bachelor dhe master për ata studentë që vijnë nga familje poshtë të ardhurave nën 600 mijë lekë.

 

“Faleminderit për këtë takim. Jemi përballë Mësonjëtores, që është simbol kombëtar, që i takon gjithë kombit tonë. Është moment i veçantë që ndodhem në prani të pedagogëve të universitetit të Korçës. PD ka lindur nga universiteti, nga pedagogët e studentët. Këtë traditë ka vijuar ta mbajë. Në Këshillin tonë Kombëtar, një në tre anëtar është pedagog. Krenohem me faktin se një parti e tillë, bazohet tek kjo kategori. Ne jemi vendi me buxhetin më të ulët për institucioneve publike në Ballkan. Ne përfitojmë më pak se çdo vend i Ballkanit për t’iu ardhur në ndihmë Universiteteve, apo pedagogëve. Me dyfishim të buxhetit synojmë të zerojmë tarifat për arsimin bachelor dhe master për ata studentë që vijnë nga familje poshtë të ardhurave nën 600 mijë lekë. Universitetet nuk mund të qëndrojnë si kulla të fildishta, të shkëputura nga realiteti i tregut të punës. Është roli i qeverisë që të sigurojë trekëndëshin, universitet- treg pune dhe studentë.”, tha Basha.

 

Mes të tjerash lideri demokrat tha se PD-ja do të paguaj 10 mijë stazhe për një periudhë 12 mujore për studentët ekselentë.

 

“10 mijë stazhe 12 mujore të paguara për studentët më të mirë. Të paguara me 300 mijë lekë të vjetra. Synimi nuk është që t’ju sigurojë punë, por të krijojë urën lidhëse mes stazheve dhe punës.”, pohoi ai

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...