Deklaratat e kryeministrit për punëtorët nga Bangladeshi/ Kryemadhi: Rama ka urrejtje për shqiptarët. Jo për çështje racizmi, por si mund…

E Enjte, 01 Prill 2021 11:13

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ndal sot në qytetin e Peqinit, ku zhvilloi takime me qytetarët, ndërsa na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi deklaratat e kryeministrit për mundësinë e ardhjes së punëtorëve nga Bangladeshi apo vende të tjera, Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka një urrejtje për qytetarët shqiptarë.

 

“Dhe nga ana tjetër, absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip.

Ndaj ajo që dua të theksoj edhe që është problematike është urrejtja që ky njeri ka për qytetarët e tij, e ka treguar tashmë”, tha Kryemadhi.

“Kemi një Kryeministër i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky. Ky edhe mjek, edhe infermier, edhe farmacist, të gjitha i bën ky dhe bën një kërcënim të tillë haptas, që për hir të së vërtetës, po të kishte një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur, gjëja e parë që do të bënte do të ishte jo vetëm largimi nga detyra, por do ta merrte dhe të pandehur për shantazh dhe për gjenocid, sepse në një farë mënyre ky është një gjenocid politik”, shtoi ajo.

 

Kryetarja e LSI-së ngriti gjithashtu shqetësimin e rritjeve të taksave, rritjes së çmimit të energjisë, ndërkohë që rrogat sipas saj jo vetëm që nuk janë rritur, por janë mbyllur bizneset.

“Sepse sot qytetarët shqiptarë paguajnë taksa më të larta se ç ‘kanë paguar më parë, sot qytetarët shqiptarë çmimin e energjisë e kanë më të shtrenjtë. Rrogat sot qytetarëve shqiptarë jo vetëm që nuk u janë rritur, por u janë mbyllur bizneset. Sot qytetarët shqiptarë kanë çmimin e naftës më të lartë se kudo tjetër. Sot fermerët shqiptarë hedhin gjithë prodhimin e tyre në rrugë.

Ne këtu në qytetin e Peqinit për shembull e dimë shumë mirë se si ka ngelur stok vaji i ullirit. As me 3 mijë lek litri nuk ia blejnë. Pra, çdo gjë që ndodh sot këtu në Shqipëri, ky njeri thotë që është faji i shqiptarëve, dhe jo faji i tij. Që nuk është faji i tij që nëpërmjet koncesioneve ka varfëruar shqiptarët. Nuk është faji i tij që nëpërmjet politikave që ka ndërtuar ky zotëri ka larguar shqiptarët”, tha kryetarja e LSI-së

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...