Ju flet Moska- Policia e SPAK të nisin operacionin “Qorri i Lazaratit” ndaj OPGJ Leonart Qorri

E Enjte, 01 Prill 2021 21:26

 

Veprimtaria e Oficerit të Policisë Gjyqësore, Leonard Qorri, ishte sërish në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Të gjithë kemi pritshmëri të mëdha për institucionet e reja të krijuara nga reforma në drejtësi sidomos për SPAK, por çfarë ndodh brenda SPAK? Është krijuar një ide sikur disa mbinjerëz, supermenë, njerëz të pastër do të na sjellin drejtësinë me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ndikimin e tyre. Ky në foto është një nga këta njerëz, Oficeri i Policisë Gjyqësore që bashkëpunon me SPAK, Leonard Qorri, i cili në të vërtetë e ka Leonart.

Majtas është Miranda Hita Meçi, kushërira e parë e gruas së tij dhe kjo zonjë është përzier në një skemë huadhënie masive ndaj një personi tjetër që në cilësinë e huamarrësit kishte marrë nga persona të ndryshëm shuma të mëdha parash dhe për këtë ka nisur një çështje penale. Në këtë çështje penale e rregulloi të jetë pjesëmarrës si OPGJ, Leonard Qorri, dhe aty e deformoi hetimin në interes të të afërmes së gruas së tij duke bërë shpërdorim detyre. Miranda Hita ka dhënë hua te zonja Olesia Duka 600 mln lekë të vjetra.

Është hapur një hetim për Olesia Dukën dhe është dënuar për mashtrim, krijim skeme piramidale, por OPGJ Leonard Qorri ka ndikuar që ky hetim të mos shtrihet te huadhënësia, ku i gjeti të gjithë këto para? Duhet parë dhe pasuritë e patundshme të Miranda Hitës, të hetohet nëse ka dhe një vilë në Lazarat. Thonë se këto para janë me burim nga Lazarati. SPAK do të humbë besueshmërinë nëse nuk pastron figurën e punonjësve të vet. Nuk mjafton vettingu, duhen sqaruar këto gjëra.Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK të nisë operacionin e koduar “Qorri i Lazaratit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...