Basha: Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës

Premte, 02 Prill 2021 09:01

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi sot në “Opinion” fushatën elektorale dhe akuzat e kryeministrit Edi Rama. “Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit.
Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër”,- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...