Basha nga Kukësi: Ndryshimi i parë, heqja e traut në Rrugën e Kombit

Premte, 02 Prill 2021 12:37

 

“Ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit!”- Ky qe zotimi i fortë i Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së sot nga Kukësi, thënë prerë dhe qartë midis qindra thirrjeve “Basha, Basha, Basha” dhe “Rama ik!”.

Në fjalën që mbajti në një nga ndalesat gjatë rrugës, Basha tregoi me gisht postbllokun në Rrugën e Kombit, që ndan Shqipërinë me Kosovën.


LEXO EDHE:
VIDEO/ Vazhdon refuzimi i vaksinës kineze, shihni pamjet e sheshit

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shikojeni edhe 3 jave atë tra. Në prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare dhe shqiptar nga Konispoli në Podujevë, të jetë heqja e traut.

 

 

Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. 8 vite me radhë ai që për 2 javë e gjysmë do të largohet me votën më masivë të shqiptarëve që duan ndryshim nuk bëri asgjë por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovës, shkatërroi ekonominë tonë, uli në nivelin më të ulët marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve tona.

 

Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun! Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur ekonominë, tregtinë midis dy vendeve tona do të zhduken.

Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do të funksionojmë si një trup i vetëm dhe kështu do ta bëjmë të mundur që djemtë e Kukësit dhe vajzat e Kukësit të kenë mundësi të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në një qendër turistike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën. Faleminderit nga zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat dhe distancën.”- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...