Basha vizitë në familjen kuksiane, e zonja e shtëpisë e pret me fli: E preferuara ime

Premte, 02 Prill 2021 15:36

 

Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë.

Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty?
Midie Gjana: Ja, fli.
Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës.
Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës.
Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen.
Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek.
Kryefamiljarja Midie Gjana, në bisedën që pati me Bashën shprehu disa probleme që kanë banorët e kësaj zone. Ajo tha se papunësia është një nga shkaqet kryesore të emigrimit të njerëzve, e cila vet ajo po e vuan me djemtë e saj që i janë larguar jashtë.

“Tani emigrimi, papunësia. Është bërë keq! Emigracioni ka qenë kur ka qenë, tani është bërë vështirë. Qiraja është shumë shtrenjtë. 400 euro. Flenë nëpër bodrume se s’kanë dhoma të tjera. Mbrapa plus që kanë taksa më the të thash këto që janë me letra se ato në të zezë nuk bëhet fjalë fare. Edhe kur të kthehen duhet me ngrënë dhe me pi për vete kur të kthehen me sjellë gjë tek familja nuk ngel gjë , udhëtimi është pak i vështirë se ato biletat edhe me tren edhe me të gjithë të tjerat shtrenjtë. Domethënë, nuk ju bie gjë me e lënë diçka mangët për vete me e sjellë këtu. Ajo gjithashtu tha se pensioni që merr bashkë me të burrit, nuk i del për asgjë. 100 mijë lekë. Vetëm këtë, se di po nuk del shumë. Edhe ky edhe ai, po nuk del, një ilaç një send. Një çokollatë fëmijëve me ua blerë kur i dërgoj tek shkolla dhe kur i sjell, muajin se arrijmë.” -u shpreh Midie Gjana

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...