Presidenti Meta përkujton futbollistin legjendar, Fatmir Frashëri

Saturday, 03 Prill 2021 11:52

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot legjendën e ekipit Kombëtar, mjeshtrin e madh të futbollit Fatmir Frashëri.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan:

 

Sot Mjeshtri i Madh i futbollit, legjenda e Tiranës dhe Ekipit Kombëtar, Fatmir Frashëri do të festonte 80-vjetorin e lindjes.
Protagonist i madh në barazimin historik 2-2 të bardhë e bluve me Ajaksin në 16 shtator 1970, Fatmir Frashëri u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të ndihemi të barabartë edhe me më të mëdhenjtë, nëse besojmë tek forca e ekipit.
Do ta kujtojmë gjithmonë me nderim e respekt për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, duke ngritur lart imazhin e Shqipërisë në arenën sportive ndërkombëtare, si dhe për rezultatet e larta të arritura si kampioni i trefishtë tiranas, lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...