“Kam qenë i majtë, por jam totalisht i zhgënjyer”! Basha takim me banorët e Unazës së Re: Ja ligji i parë që do kalojmë në Kuvend

Diel, 04 Prill 2021 09:59

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë këtë paradite në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarë dhe militantë të kësaj zone. Banorët u ankuan te Basha për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana” dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vijë në qeverisje.

“Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri j’ua kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”, u shpreh një nga banorët.

 

Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anulojë projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve.


“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria”, tha Basha.

 

Zhgënjimin e tij ndaj qeverisë e shprehu edhe një votues i majtë, i cili tha se ‘problemin e grabitjes së pronës dhe rropatjet me legalizimet’ i ka përjetuar vet. Ai mori premtimin e Bashës se qeveria e dalë nga vota e 25 prillit do të jetë e të gjithë shqiptarëve, qofshin këta të majtë apo të djathtë.

 

Qytetari: Kam qenë një njeri i majtë, por jam totalisht i zhgënjyer nga kjo qeveri. E kam votuar disa herë dhe ka qenë zhgënjim të gjitha herët që e kam votuar, sepse na kanë grabitur pronat. Kemi punuar jashtë shtetit si emigrantë në Itali dhe Greqi. Kemi kërkuar pse s’na legalizojnë, nuk na kanë pritur fare, kështu kush e do shtëpinë dhe Shqipërinë të votojë për Lulzimin.

Lulzim Basha: Të falënderoj shumë dhe ky është mesazhi jonë. Me ne fitojnë edhe të majtët edhe të djathtët. Me ne fiton e gjithë Shqipëria. Me 25 vota juaj nuk do të jetë thjeshtë votë për një parti politike. Do të jetë votë për familjen tuaj, do të jetë votë për t’i ndëshkuar ata që nuk i mbajtën premtimet dhe për të na dhënë ne mundësinë të korrigjojmë dështimet e këtyre 8 viteve dhe ne nuk do t’i ndajmë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë

Modifikuar më Diel, 04 Prill 2021 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...