“PS më mbylli derën”, Arben Malaj sulmon Ramën në krah të kandidatit të LSI: Shqipëria duhet qeverisur me zemër, jo me arrogancë!

Diel, 04 Prill 2021 13:10

 

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shfaqur sot në tryezën “Kuçova – Zonë e Lirë Ekonomike”, të zhvilluar nga kryesesi i listës së Lëvizjes Socialiste në Integrim në Berat, Ardit Çelaj, ku ka shprehur vlerësimin e tij për kandidatin e kësaj force politike në Berat.

Malaj ka thënë se ai tashmë mban postin e ekspertit në Partinë Agrare Ambientaliste, ndërsa ka renditur, sipas tij, një sërë problemesh që ka ekonomia shqiptare.

Ish-ministri socialist iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e një biznesmeni që i tha kreut të qeverisë se planifikon të marrë 200 punonjës nga Banglandeshi.

“Vendi ka nevojë për deputetë me integritet, të mirëarsimuar dhe të përkushtuar. Në lista për fat të keq ka dhe modele jo pozitive, që kërkojnë mandat si deputet, por që kanë qenë më herët si kryetarë bashkie dhe jetojnë vetëm si manekinë të kryetarëve. Më 2013, kur një derë u mbyll, që ishte ajo për t’i shërbyer PS me dinjitet, jo vasalitet, kam krijuar mundësi për mbështetjen e studentëve. Dija është një e mirë që duhet shpërndarë te të gjithë. Dija pa integritet dhe përkushtim nuk prodhon atë për të cilën ka nevojë Shqipëria e shqiptarët. Unë do ta vazhdoj këtë lloj kujdestarie bashkëpunimi me Arditin, sepse ne i kemi të gjitha kapacitetet.

Sfidat janë: ekonomia e gjelbër, ekonomia e dijes dhe këtu është avantazhi i Arditit. Të dyja këto janë të kryqëzuara me digjitalizimin. Barazia e mundësive duhet të jetë, ndërsa barazia e të ardhurave është sfidë e gjithsecilit. Ne kemi gjetur njeriun e duhur për sfidat e duhura.

Shqetësuese është braktisja, të cilën ne nuk mund ta ndalim. E vetmja mundësi e jona për të ndalur braktisjen është të kemi më shumë njerëz të mirëarsimuar. Guri i rëndë në vend të vet, është një shprehje për çdo komb. Nuk është e lehtë të bësh një karrierë në një vend, që nuk është i joti. Një përgjigje edhe për kryeministrin, për Bangladeshin, mundësia e parë ju ofrohet vendasve, pastaj të huajve. Ka ardhur një moment që ne duhet të ndërgjegjësohemi që Shqipëria, e çdo zonë, duhet qeverisur me zemër dhe jo me arrogancë. Pabarazia sot është një nga sfidat më të mëdhaja që ushqen radikalizmin partiak”, tha Malaj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...