Meta i jep titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës”: Ta mbrojmë dhe ta promovojmë trashëgiminë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar

Hënë, 05 Prill 2021 17:22

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në Krujë ku ka vlerësuar me tituj disa personalitete të rëndësishme.

Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës” dhe gjithashtu ka vlerësuar studiuesin Mhmet Nallbani dhe dy kontribuuesit Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.

 

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare, patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve.
Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore.
Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Nallbani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.
Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...