Takimet me Yuri Kim, Kryemadhi: Do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan

Tuesday, 06 Prill 2021 09:23

 

E ftuar në emisionin ‘Debat dhe Transparencë’, në televizionin Skampa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi takimet me ambasadoren amerikane Yuri Kim në qytetin e Elbasanit. Ajo tha se ka biseduar me ambasadoren amerikane mbi situatën politike dhe rishprehu dhe një herë qëndrimin e saj e thënë para disa kohësh në ‘VOA” ‘More Americans in Albania’, ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’.

‘Znj. Kryemadhi megjithatë duhet thënë që situata ka qenë më e tensionuar këto zgjedhje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Si e shihni këtë tensionim situate në Elbasan. Ku nga ana tjetër kemi edhe një vëmendje të jashtëzakonshme nga ana e trupit diplomatik, ku vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka biseduar me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Elbasan, edhe ai britanik po ashtu. Çfarë është diskutuar në këto takime mes jush?
Unë vazhdoj dhe besoj që problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët, por i zgjidhim vetë. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që, nëse ne nuk krijojmë një pavarësi të të menduarit dhe të funksionarit si parti politike, ne do të vazhdojmë të jemi në vështirësitë që ne kemi. Unë mendoj që ambasadorja amerikane bëri shumë mirë që erdh në Elbasan. Por është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ne duhet të flasim për problemet e njerëzve më shumë sesa për problemet tona politike. Çfarë mendoj unë që duhet të ketë risi në Elbasan? Unë mendoj që do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan, duke pasur parasysh gjithën zonën industriale të qytetit. Unë e kam bërë një sugjerim të tillë edhe te Zëri i Amerikës kur kam thënë: ‘More Americans in Albania’, që do të thotë: ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’. Zona industriale e Metalurgjikut mund të jetë një zonë shumë e mirë për tu kthyer në një zonë të lirë ekonomike, sepse për shumë arsye edhe vetë infrastruktura ta lejon transportin, kur kemi disa kompani amerikane që operojnë në zonat e lira të Maqedonisë së Veriut. Pra edhe përpunimi i industrisë së rëndë, mund të jetë zona e Elbasanit një mundësi. Sa më shumë investime amerikane të kemi, aq më e madhe do të jetë edhe vëmendja e Amerikës për Shqipërinë’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...