“Kontrollorët të qëndrojnë në detyrë dhe të qetë”, Meta: Çdo e drejtë e mohuar ju garantoj që do plotësohet. Do duartrokasim për kryeministrin nëse…

E mërkurë, 07 Prill 2021 20:40

 

Kreu i Shtetit Ilir Meta iu ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror të qëndrojnë në detyrë dhe të qetë, siç e kërkon puna pasi është standard ndërkombëtar, duke dalë garant për plotësimin e çdo të drejte të mohuar.

Nga Vlora, Presidenti Meta tha se nëse qeveria jep zgjidhje të arsyeshme do ishte mrekulli dhe do duartrokisnin për kryeministrin, sipas tij në detyrë.

 

“Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë që janë shqetësuar, që janë cenuar, që janë dëmtuar për shkak të kësaj situate, që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë, më të arsyeshme. Gjithmonë u ka thënë dhe iu thotë kontrollorëve, edhe tani, qëndroni në detyrë dhe qëndroni sa më të qetë sepse ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna është standard europian, ndërkombëtar. Çdo padrejtësi apo e drejtë e mohuar ju garanton Presidenti, si garant i vazhdimësisë së shtetit edhe pas ndryshimit të pushtetit, kuptohet përmes votës së popullit çdo gjë do plotësohet.

 

Në qoftë se qeveria jep zgjedhje sot dhe jep zgjidhje të arsyeshme e shkëlqyer fare kjo gjë, është mrekulli, do duartrokasim dhe për kryeministrin në detyrë sepse çdo reflektim që është në interesin e qytetarëve, që është në interes të parandalimit të situatave më të pakëndshme edhe për qytetarët, edhe për vendin, jemi të detyruar ta duartrokasim”, deklaroi Meta

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari nga Kolonja: Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm.

Politikë

Braimllari nga Kolonja: Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm.

  Socialiastët kane nje siguri për veten e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, Lëvizjen Socialiste për Integrim Sot Niko Peleshi është në ankth dhe në mankth. Sepse ndjen që i rrezikohet...

Mbi 16 mijë persona do të votojnë në kontejnerë, Billa: Nuk i përmbushin kriteret

Politikë

Mbi 16 mijë persona do të votojnë në kontejnerë, Billa: Nuk i përmbushin kriteret

  Kreu i KZAZ nr.29 Ramiz Billa, i ftuar në “Radari Informativ”, foli për procesin zgjedhor dhe qendrat e votimit. Ai bëri me dije se në terren janë bërë verifikime për qendrat...

Të rinjtë e Durrësit: Ne besojmë te LSI dhe Elona Guri

Politikë

Të rinjtë e Durrësit: Ne besojmë te LSI dhe Elona Guri

  Drejtuesja e LSI në qarkun e Durrësit, Elona Guri, vijon takimet elektorale në qytetin bregdetar. Takimin e radhës, Guri e ka zhvilluar me disa të rinj të këtij qyteti. Guri shfaqet...