Berisha nxjerr emrat: Ja kush janë të afërmit e socialistëve të Ramës që punojnë në Albcontrol

E Enjte, 08 Prill 2021 20:55

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar se qëndron pas protestës së kontrollorëve, të cilën Rama e konsideroi tentativë për “grusht shteti”.

Për Rtv Ora, Berisha duke ju referuar Ramës si një njeri i rrjedhur, tha se ai akuzën për “grusht shteti” në të vërtetë e kishte për një seri deputetësh socialistë, të afërmit e të cilëve punojnë në pozicione kyçe në Albcotrol.

LEXO EDHE:
Superpaga e Ballukut në Albcontrol/ E nisi me 5 mijë usd, e përfundoi me 6400 usd në muaj
Berisha: Më lejo t’ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri, e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri.

Akuza reale për “grusht shteti” ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet.

Berisha tha se ministrja Balluku, e cila më herët ka qenë drejtoreshë e Albcontrol, është akuzuar me dhjetëra herë nga punonjësit e kësaj komopanie për vjedhje dhe abuzime të fondeve.

Berisha: E vërteta është se nga punonjësit e Albcontrol ajo që unë e quaj ndrikull grykësi Balluku është akuzuar me dhjetëra herë për vjedhje dhe abuzime të tmerrshme të fondeve të asaj ndërmarrje të cilat herë pas here dhe unë i kam bërë publike.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje kërkon dialog dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë çuar në falimentim kompaninë.

Berisha: Qëndrimi im ka qenë i kristaltë, të vendoset dialogu dhe të shqyrtohen kërkrsat e tyre. Të nxirren përgjegjësitë për ata që e kanë çuar atë sipërmarrje në falimentim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...