5 milionë dollarë tender në OST, dokumentet hapen vetëm 1 javë para zhvillimit të zgjedhjeve

E Enjte, 08 Prill 2021 21:44

 

5 milionë dollarë është shuma që do të japë ost vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare. Në pak muaj ky operator është shënuar në 5 raste me flamur të kuq, teksa në dy vite numri i prokurimeve pa garë është tejet i lartë.

Një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare operatori i sistemit të transmetimit ka hapur garën për një tjetër tender me vlerë tejet të lartë.

Bëhet fjalë për 542 milionë lekë ose e thënë ndryshe në më shumë se 5 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të agjencisë së prokurimeve publike dokumentet duhet të dorëzohen brenda datës 19 prill, një javë para votimeve dhe kërkohet Furnizim dhe Vendosje Shunt Reaktor dhe të tjera.

Në vetëm 2 muajt e fundit të vitit 2020 OST është renditur me flamur të kuq nga Open Data në të paktën 5 tendera.

Kjo shenjë tregon se ose ka pasur probleme me konkurrencën, ose në prokurim ka marrë pjesë vetëm një garues duke shtuar dyshimet për abuzime.

Nga viti 2019 dhe deri në mars të 2021 institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova rezulton të ketë realizuar 23 tendera ku janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit me përjashtim të fituesit dhe në 31 të tjerë ka marrë pjesë vetëm një kompani.

Tashmë me afrimin e votimeve të 25 prillit duhet parë se cili do të përfitojë tenderin me vlerë 5 milionë dollarë nga operator ii sistemit të transmetimit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...