Meta: Paratë e 110 milionë eurove ti paguajnë personat zyrtarë përgjegjës e jo shteti

Premte, 09 Prill 2021 08:04

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në “Çim Peka Live”, komentoi për dëmshpërblimin që duhet të paguajë shteti shqiptar, ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti.

Meta tha se mbështet propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësore në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës

“Unë nuk besoj të bojkoti i proceseve në demokraci, nuk jam naiv që të besoj që demokracia shkon në mënyrë perfekte ne vendin tone. Çdo ditë duhet të luftosh për demokracinë, për të drejtat dhe liritë e çdo qytetari.

Rasti Becchetti ka qenë një hakmarrje e pastër sepse ka qenë një stacion kritik ndaj Qeverise.

Unë nuk mund të them që ka një marrëveshje, por mund të them që ka nisur si një hakmarrje, si një përpjekje për të shtypur, për të mbajtur në trysni, për të mbajtur në presion një media të caktuar.

Kam krijuar bindjen tim se, çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar, është kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët.

Kemi vërejtur se prishjet e kontratave kanë lënë një gjë shumë të frikshme, kjo e tregon nga mungesa e provave të mbrojtjes që ka bërë pala shqiptare atje.

Mbështes propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës”- tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...