Këto janë disa prej shefave në “AlbControl”, familjarë të drejtuesve të qeverisë e kupolës politike!

Premte, 09 Prill 2021 09:42

 

Pezullimi i punës së kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit riktheu edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve te ajo çfarë ndodh në ambientet e brendshme të këtij institucioni që jo shumë njerëz e dinë. Punonjësit e “AlbControl” e cila është kompania shtetërore që duhet të menaxhojë hapësirën ajrore shqiptare, pezulluan punën për shkak të stresit dhe paaftësisë për të punuar. “Albcontrol” është kompania me numër identifikimi J61908011H që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror dhe prej shumë vitesh menaxhohet nga ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Por në një kohë që kryeministri Edi Rama i mëshon faktit që në shërbimet publike dhe institucionet zyrtare nuk duhet të ketë punësime që kanë të bëjnë me lidhje familjare e klanore-partiake, krejt e kundërta ndodh në realitet. Duket se Rama ka harruar të ‘hedhë një sy’ nga “AlbControli” i Ballukut që është kthyer në një institucion klanor ku të shefat kanë lidhje me politikën e vazhdojnë punën të qetë çdo ditë. Të gjithë ata, që komandojnë e kontrollojnë punët në këtë ndërmarrje, janë familjarë të shefave të qeverisë e kupolës politike, të cilët, kryeministri i kapur nga krimi, nuk i largon dot, mbasi ata i kanë kryer, mbuluar e zhdukur shumë zullume. Ndërsa në vitin 2019 në krye të “AlbControl” është vendosur Mina Kusta, emër i njohur për tenderimet në favor të oligarkëve të qeverisë e vetë Ramês.

Ja disa prej shefave në “Albcontrol”, që kanë lidhje familjare me shefat e politikës

Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj
Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj
Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Tomi Agaçi, familjar i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.
Sonia Popa, anëtare Bordi, bashkëjetuese e Petrit Vasilit, Drejtore e Turizmit-Ministri
Mirlinda Karcanaj, anëtare Bordi, shoqe e Linda Ramës dhe ortake në OJF, Drejtore e AKSHI
Sulo Hadëri, anëtar Bordi, ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik, që u ka dhënë “Doktoratura” e dypunësime si pedagogë, shefave të partisë.
Genci Gjonçaj, anëtar Bordi, Sekretar i Përgjthshëm i Kuvendit
Ardit Çollaku, anëtar Bordi shok i Olsi Ramës, Agjencia Kombëtare e Turizmit
Redi Fino, djali i Bashkim Finos
Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj
Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut
Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit
Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj
Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci
Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës
Eneo Zguri, djali ish-kreut të KQZ, Klement Zguri
Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Rama
(Shënim:Lista është e vitit 2019)

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...