Artan Fuga video-mesazh në takimin e Bashës: Vetëm një politikë e re mund të bëjë kulturë kombëtare, çfarë i propozova kreut të PD vite më parë

Premte, 09 Prill 2021 17:04

 

Akademiku Artan Fuga, përmes një video-mesazhi, gjatë prezantimit nga kryedemokrati Lulzim Basha të programit për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, tha se arti, kultura, letërsia, teatri, pra të gjitha format e kulturës, sot janë në krizë, për shkak, siç thekson akademiku, të një politike, që nuk ka ditur të menaxhojë.

Gjatë video-mesazhit të tij, Artan Fuga tha se ka zgjidhje edhe për këtë fushë, ndërsa zbuloi një bisedë të bërë me kreun e PD, disa vite më parë, ku ai kishte propozuar “që kërkohet një integrim i shkollës, edukimit dhe kulturës.

 

Besoj se ka nevojë për një politikë të re, një politikë krejt ndryshe për artin dhe kulturën, sikurse dhe për shkencën, dhe për arsimin universitar, apo arsimin në përgjithësi”.

 

Mesazhi i plotë i Akademikut Artan Fuga:
Më vjen mirë që z. Lulzim Basha bën këtë takim për të shpallur, për të interpretuar, për të shpjeguar, programin e opozitës edhe të PD, për këtë fushë kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me shijen, ka të bëjë me formimin kulturor, me identitetin e kombit tonë. Dua të them që në konstatimet e mia, arti, kultura, letërsia, teatri, të gjitha format e kulturës së krijuar apo të kulturës popullore janë në krizë, për shkak të një politike, e cila nuk ka ditur të menaxhojë dhe sot gjendja e artistit, si të tillë, gjendja ekonomike, financiare, statusi simbolik i tij, vlerësimi i shoqërisë për të, është ndoshta në ditën më të keqe, që mund të bëjë.

 

E dyta, për mendimin tim kriza vjen se institucionet e artit dhe kulturës janë të politizuara. Komunikimi i artit shqiptar, i kulturës shqiptare me kulturën evropiane, perëndimore, e më gjerë, botërore, sot është në nivele shumë të ulëta. A ka zgjidhje? Mua më kujtohet se para disa vitesh kam bërë një bisedë me z. Basha dhe kanë ngelur i fiksuar nga ajo bisedë dhe kam shpresën time se kjo krizë do të zgjidhet.

 

Cila ishte kjo bisedë? Propozimi im ishte, në atë kohë, që kërkohet një integrim i shkollës, edukimit dhe kulturës. Besoj se ka nevojë për një politikë të re, një politikë krejt ndryshe për artin dhe kulturën, sikurse dhe për shkencën, dhe për arsimin universitar, apo arsimin në përgjithësi. Unë besoj që vetëm një politikë e re mundet të bëjë atë që quhet kulturë kombëtare, që është identiteti kombëtar, dhe që ka të bëjë me shijen artistike, që është një mënyrë tjetër të jetuari e rinisë dhe që hap ndërgjegjen kolektive drejt vlerave kaq të larta, që vetëm arti, kultura, letërsia mundet që t’i realizojë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...