Kreu i Kontrollorëve Europiane rrëzon Ramën për Rinasin: I bëri ”kokë turku” për fushatë

Premte, 09 Prill 2021 22:22

 

A ishte qëndrimi i kontrollorëve në Rinas shkaku që aeroporti i vetëm në Shqipëri u mbyll për dy ditë? Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick gjatë një interviste me gazetaren Jonida Shehu në ”ABC News Albania”, mori në mbrojtje kontrollorët e AlbControl-it. Shpallja e paaftësisë në grup u quajt nga qeveria si grusht shteti, por Dick thotë se ata u bënë ”kokë turku” për fushatën e PS-së.

”Shumë faleminderit për këtë pyetje, kjo është rrënja e problemit. Ajo që ka ndodhur është një problematikë teknike, por qeveria e ka marrë peng, i ka marrë peng kontrollorët dhe i ka përdor për fushatën dhe i ka nxjerrë, i ka nxjerrë si “kokë turku”, për t’i sakrifikuar. Këta 5 persona janë hequr nga puna në mënyrë të paligjshme dhe kolegët e tjerë janë shumë të stresuar në këtë krizë dhe tani po ekspozojnë veten dhe familjarët ndaj covid. Kanë dashur një diskutim me drejtuesin javën që kaloi por nuk u bë. Ministri i Transportit e ka refuzuar dhe asnjë person nuk ka folur me ata”,–tha Dick.

 

Qeveria shqiptare tha se mungesa e fluturimeve nga pandemia e vendosi AlbControl-in në vështirësi financiare, por çfarë po ndodh në Europë me vendet e tjera, a janë shkurtuar pagat?

Së pari do të thoja jo, pasi aspekti financiar për mua nuk është temë për t’u diskutuar sot dhe nuk është arsyeja përse janë hequr nga puna personat. Nuk është prekur rroga jonë. Shteti është përgjegjës për ta mbajtur të hapur dhe nuk është e vërtetë që duhet të paguhet vetëm nga personat që janë mbartës të detyrimeve. Është shteti që ka paguar pjesën që mungon, por këto gjëra duhet të negociohen nuk është vetëm njëra palë që do të përcaktojë kushtet, kjo është skllavëri.

Justifikimi i qeverisë shqiptare është që AlbControl nuk financohet nga shteti, vetëfinancohet, pse duhet buxheti të plotësojë këto kushte, pasi nuk ka dorë te të ardhurat e kësaj kompanie as kur është mirë?

Përgjigja është e lehtë, sepse shteti është ende pronar i hapësirës ajrore, pak rëndësi ka kush e kryen detyrën dhe shteti ka përgjegjësinë.

Çfarë mendoni për akuzat e qeverisë shqiptare se kontrollorët me grevën që bënë bllokuan vaksinat?

Vaksina është një udhëtim humanitar dhe gjithmonë do të trajtohet dhe ndërmerret nëse ka 10 apo 1 ky fluturim do të kryhet dhe nuk lidhet dhe nuk ka të drejtë ministri të thotë që për shkak të kontrollorëve nuk ka ardhur. Nuk përdorim radarin, por do të doja të shikoja kush e ka anuluar dhe kush e ka mbyllur hapësirën ajrore, jo kontrollorët. I është dërguar një njoftim menaxherit të trafikut europian, që kjo hapësirë do të mbyllet, por nuk e ka dërguar kontrollorët, nuk e di kush e ka bërë.

A kanë ata limite, sikur ishte greva në grup?

Kjo është saktësisht fjala që nuk do të përdorja, greva nuk është ligjore. Në Europë të gjithë kanë të drejtën të dalin në grevë, por në Shqipëri është vendosur një ligj që nuk duhet të bëhet, kjo është një situatë që do të zgjidhet më vonë. Ata kanë detyrime dhe një nga detyrimet është që kur je në punë duhet të jesh i aftë, dhe kur thua nuk jam, në fakt mbron pasagjerët. Kemi pasur mjaftueshëm aksidentet për shkak të kësaj situate, duhet kujdes i madh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...