Miting i madh i LSI në LEZHE dhe LAÇ

Saturday, 10 Prill 2021 08:21

 

-Përkundër sondazheve të paguara dhe propagandës neveritëse të qeverisë, e cila është orientuar e gjitha kundër LSI-së, mbushja e shesheve në Lezhë dhe Laç me simpatizantë pro LSI, tregoi se 25 prilli do të jetë një fitore e madhe e opozitës. Pritja me qindra e qindra makina e me flamuj kombëtar përgjatë rrugës nga Mamurrasi, në Laç dhe Lezhë tregon se Rilindja e ka humbur tashmë betejën me opozitën dhe se 25 prilli do jetë një ditë e bekuar nga Perëndia për të largua sektin kriminal të Rilindjes, që ka pushtuar PS-në dhe rrezikon të ardhmen e Shqipërisë.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar dje takime në qarkun e Lezhës. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi prezantoi dje programin e kësaj force politike si dhe kandidatët për qarkun Lezhë; Viktor Tushaj, Ertila Nikolli, Petrit Gjoni, Dila Prenga, Ded Ndreca, Adelajda Gega, Eduard Bardhoku, Algerta Shabani dhe Emiljano Gjonaj. Mijëra qytetarë kishin dalë për të pritur kryetaren e LSI në takimet e zhvilluara në Laç dhe në Lezhë. Qindra makina me flamuj të LSI dhe me parulla kundër qeverisë, kanë dalë për të pritur drejtuesit e LSI në Mamurras dhe kanë shoqëruar kandidatët në takimin e madh që u mbajt në qytetin e Lezhës. Pjesëmarrja masive, duke respektuar rregullat kundër pandemisë, është dëshmi e rezultatit spektakolar që LSI pret të marrë në qarkun e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë më 25 prill. Entuziazmi i takimeve dhe mijëra qytetarë që sfidojnë situatën e pandemisë tregon se LSI-ja në këtë qark njeh vetëm rritje. Mijëra të rinj dhe të reja që morën pjesë në takimin e LSI janë prova më e fortë e rritjes së LSI në elektorat dhe prova e një fitore spektakolar. Përkundër sondazheve të paguara dhe propagandës neveritëse të qeverisë, e cila është orientuar e gjitha kundër LSI-së, mbushja e shesheve në Lezhë dhe Laç tregon se 25 prilli do të jetë një fitore e madhe e opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2017, kur PS përdori çdo metodë për të vjedhur zgjedhjet, LSI arriti të triumfojë duke marrë 15 % të votave në këtë qark dhe një mandat deputeti. Situata sot në Lezhë është komplet ndryshe nga ajo e vitit 2017 dhe pakënaqësia ndaj qeverisjes dhe mashtrimeve të Rilindjes është shumëfish më e madhe se 4 vite më parë. Ndaj dhe rezultati i LSI-së në këtë qark do të dëshmojnë një përmbysje të thellë të votave të Partisë Socialiste.

 

Në fjalën e saj para qytetarëve të Lezhës, Kryemadhi u shpreh se politika dhe qeveritë i kanë borxhe të mëdha Lezhës, Laçit dhe Mirditës dhe pas 25 prillit investimet e projektet e qeverisë së re duhet të fokusohen në këtë zonë. Ajo u shpreh se problemi më i madh që ka sot qarku i Lezhës është largimi i banorëve dhe emigrimi i të rinjve. Kryemadhi u shpreh se më 25 prill nuk vendoset thjesht për partitë politikë, por për të ardhmen e vendit dhe kthimin e të rinjve në Shqipëri. “Ndjej emocion për çdo takim që bëj në Lezhë sepse emocionet dhe entuziazmi që karakterizon qytetin e Lezhës është një moment dhe një motivim i jashtëzakonshëm. Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, për zhvillimin e turizmit, për zhvillimin e arsimit dhe për shumë e shumë gjera të tjera që janë të domosdoshme. Më e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sepse sot beteja jonë nuk është thjesht betejë flamujsh politikë. Sot beteja jonë është më e madhe, është për të pasur shqiptarët në Shqipëri”,- deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryesuesi i listës së LSI-së në Lezhë, Viktor Tushaj, në fjalën e tij u shpreh se LSI në këtë qark ka përzgjedhur njerëzit jetojnë në këtë zonë dhe janë çdo ditë pranë halleve dhe shqetësimeve të banorëve. Tushaj u shpreh se 25 prilli është një datë që ndan vendin mes demokracisë dhe një regjimi që është instaluar në vend. “Shqipëria po lëngon nga banda kriminale qeverisëse që asgjë nuk bëri në këto 8 vite përveç grabitjes. Ne jemi të përgatitur për t’u përballur me këtë të keqe. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë një garë normale, janë zgjedhje për të kthyer legjitimitetin e institucioneve, sepse diktatura është më pranë se kurrë. Ne nuk do t’a pranojmë këtë. Nuk do të pranojmë që Shqipëria të shpopullohet dhe qytetarët të zëvendësohen me bangladeshas. Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë, vendin e shqiptarëve, Lezhën vendin e lezhianëve”,- tha Viktor Tushaj.

Pritja me qindra e qindra makina e me flamuj kombëtar përgjatë rrugës nga Mamurrasi, në Laç dhe Lezhë tregon se Rilindja e ka humbur tashmë betejën me opozitën dhe se 25 prilli do jetë një ditë e bekuar nga Perëndia për të largua sektin kriminal të Rilindjes, që ka pushtuar PS-në dhe rrezikon të ardhmen e Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...