“Shqiptarët të etur për ndryshim”, Basha në Librazhd: E shndërruan këtë zonë në shkretëtirë, më 25 prill votë masive për të rrëzuar këtë qeveri ogurzezë

Diel, 11 Prill 2021 16:24

 

LIBRAZHD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë fushatën e radhës në Librazhd.

 

Basha theksoi se qeveria aktuale e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë, duke shtuar se më 25 prill do ketë votë masive për të rrëzuar maxhorancën, siç e quajti lideri i PD-së, ogurzezë.

 

 

“Mirë se ju gjeta. E jashtëzakonshme kjo pritje. të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra. Kudo që kam shkuar nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë.

 

Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracinë. Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve. Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...