Monika Kryemadhi: 25 prilli dita e fundit e Rilindjes dhe Edi Ramës

Tuesday, 13 Prill 2021 08:06

 

-Nuk do votohet thjesht për qeverinë e radhës, por mënyrën sesi do të eci vendi për dekada me radhë. Në këto zgjedhje përcaktohet nëse Shqipëria do të ndjekë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore, apo do të vijojë me eksperimentet lindore të Edi Ramës dhe me vasalitetin e rrezikshëm ndaj Turqisë, duke punuar për një grusht biznesmenësh-

Afrimi i datës së zgjedhjeve e bën edhe më të qartë se nga anon fitorja e tyre. Në pikun e fushatës elektorale, dallimi mes mitingjeve masive të PD dhe LSI dhe takimeve të kryeministrit Edi Rama, vetëm me njerëzit e administratës, janë treguesi më i saktë i asaj që do të prodhojë 12 prilli.

 

Nga njëra anë janë mbështetësit e opozitës që megjithë situatën e pandemisë nuk mungojnë në takime, duke u dalë para liderëve të PD dhe LSI dhe u kërkojnë ndryshimin e madh politik më 25 prill. Nga ana tjetër janë takimet e kryeministrit dhe PS që më shumë se fushatë elektorale duken si mbledhje me dhunë të administratës. Opozita ka në shesh dhe rrugë gjithë njerëzit e këtij vendi që presin më 25 prill të marrë fund keqqeverisja dhe të largohet me vote një regjim. Ndërsa qeveria shpreson se me presione ndaj administratës dhe sigurisht duke dhënë lekë siç tregojnë denoncimet nga Elbasani, të ruajë pushtetin. Ndaj opozita ka kryefjalë të mesazheve të saj në këtë fushatë bashkimin e qytetarëve përballë një regjimi autokratik dhe ndëshkimin me vonë të çdo abuzimi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimet entuziaste që LSI ka zhvilluar këto ditë Lezhë, Korçë, Kavajë, Tiranë, Kamëz dhe kudo është shprehur se njerëzit kërkojnë ndryshimin dhe data 25 prill do të jetë dita e ndëshkimit me votë të Rilindjes. “25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona”,- u shpreh dje kryetarja e LSI në një mesazh për qytetarët.

Pavarësisht sondazheve të blera nga Rilindja socialiste, sheshet dhe takimet e opozitës tregojnë atë që pushteti po mundohet ta fshehë me anë propagandës. Qytetarët kërkojnë largimin sa më parë të kësaj qeverisje dhe drejtimin e vendit në mënyrë demokratike. Zullumet e tetë viteve qeverisjes të një grushti njerëzish në Partinë Socialiste e kanë bërë të pamundur që Rilindja të fitojë mandat tjetër. Të parët që nuk do të votojnë PS-në janë socialistët e zhgënjyer dhe ata që vetë kanë qenë dëshmitarë të keqpërdorimit flagrant të pushtetit .

25 prilli nuk është më betejë mes PS, PD dhe LSI. Bindjet politike dhe teserat e partive, në këto zgjedhje kanë kaluare në plan të dytë. Më 25 prill nuk votohet thjesht për qeverinë e radhës, por mënyrën sesi do të eci vendi për dekada me radhë. Në këto zgjedhje përcaktohet nëse Shqipëria do të ndjekë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore, apo do të vijojë me eksperimentet e lindore të Edi Ramës dhe me vasalitetin e rrezikshëm ndaj Turqisë.

Në këto zgjedhje do të vendoset nëse buxheti i shtetit do të përdoret për investime, shkolla, kopshte, për zhvillim ekonomik dhe social të vendit apo paratë e taksave do të ndahen mes një grushti rilindasish dhe oligarkëve. Në këto zgjedhje do të vendoset nëse shqiptarët do të jetojnë në një shtet normal, me ligje dhe drejtësi perendimore apo Shqipëria do të kthehet siç tregojnë raportet e fundit të Europol në qendër të trafikut të drogës dhe krimit drejt BE.

Ndaj dhe më 25 prill nuk votohet thjesht për partitë, por për të ndëshkuar gjithë keqqeverisjen, oligarkët dhe mafien

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...