“Do iu fusë dy gishtat në sy nëse i jepni votën”, Basha i përgjigjet Ramës nga Kavaja: Pas 8 vitesh a do t’i hapet dera dështakut për herë të tretë? Sigurisht që jo!

Tuesday, 13 Prill 2021 19:18

 

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur nga Kavaja Edi Ramës i cili e sulmoi nga Njësia Nr.1 në Tiranë për premtimet gjatë fushatës elektorale.

 

Basha thotë se pas 8 vitesh, Ramës nuk ka për t’iu hapur më dera për herë të tretë.

 

Ai thekson se është përgjegjësia e shqiptarëve që të dalin më 25 prill e të votojnë pasi vetëm kështu mund të vijë ndryshimi.

Rama e ironizoi Bashën në Tiranë duke thënë se lideri i opozitës premton vetëm lekë, por në fund do i fusë mbështetësve të tij dy gishtat në sy.

 

‘’Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksionet e kësaj rrugë dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja. Që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milionë njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç. Ndaj, edhe pyetja me 25 prill është: do ta lejojmë këtë të ndodhë? Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë edhe 4 vjet të tjera? Sigurisht që jo! Këtë e dëgjoj kudo. Jo thoni ju, jo thotë Shkodra, jo thotë Vlora, Korça, Fieri dhe Berati. Pra, miqtë e mi mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj.

Entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Gjithsecili prej nesh këtu një votë ka. Është përgjegjësia juaj që të dilni masivisht më 25 prill, që mos të lini asnjë shok, asnjë mik, asnjë familjarë që mund të votojë, pa dalë për të votuar. Vetëm kështu mund të vij ndryshimi. Vetëm duke dal të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vij ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre.’’- tha Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...