Banorët e Unazes kanë dalë në një protestë ditën e sotme kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velij
Duke folur për mediat, një banor tepër i revoltuar paralajmëroi Ramën dhe Veliajn se pas 25 prillit do të shkojnë prapa hekurave.
Ata thonë se qeveria nuk shkoi një herë të vetme për të dëgjuar banorët e Unazes, ndërkohë tani tentojnë të shkojnë për të kërkuar vota.
Mesa duket Erion Veliaj është tërhequr nga takimi në Astir në pamundësi për tu përballur me forcën e banorëve të Unazes.
Fara e keqe e Edi Ramës do të shporret jo të vijë këtu për të bërë fushatë. Erion Veliaj nuk ëahtë i mirëpritur te banorët e Unazës së Re, të shkojë ku të dojë. Këtu do ta presim siç e kemi pritur vazhdimisht. Për të kërkuar votën po vjen por për dialog jo, përdorën dhunën ndaj banorëve, ndaj grave dhe vajzave, pleqve dhe plakave dhe ndaj djemve dhe burrave të Unazës së Re. Firma e Salillarit, oligarkut kriminel sorollatet dhe nuk mbaron rrugën. Kjo është rrugë e bërë. 45 mln euro 2 km rrugë”