Selia e PS përgjon qytetarët si dikur Sigurimi i Shtetit

E mërkurë, 14 Prill 2021 08:28

 

-Në Tiranë PS-ja ka marrë të dhënat personale, numër identiteti, numër telefoni, adresë banimi dhe vendin e punës të paktën 920 mijë qytetarëve nga mosha 18 veç deri në 99 vjeç. Këto të dhëna përpunohen në zyrat elektorale të PS dhe çdo qytetar klasifikohet si votues i bindur i PS, i pasigurt dhe apo si votues i opozitës. Kjo është metodë fashiste pasi nuk mund të marrësh të dhënat personale të qytetarit e ti përdoresh për presion politik apo për ti thënë nesër se “ti ishe me opozitën dhe nuk ka punë për ty!”

Prej ditës së dielë portali lapsi.al i drejtuar nga gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati ka publikuar dokumente që tregojnë se zyrat elektorale të PS përdorin material konfidencial për të ndikuar te votuesit. Konkretisht, në Tiranë PS ka marrë të dhënat personale, numër identiteti, numër telefoni, adresë banimi dhe vendin e punës të paktën 920 mijë qytetarëve nga mosha 18 veç deri në 99 vjeç. Këto të dhëna përpunohen në zyrat elektorale të PS dhe çdo qytetar klasifikohet si votues i bindur i PS, i pasigurt dhe apo si votues i opozitës. Çdo qytetar në këtë listë ka një person që e monitoron dhe që është ngarkuar nga PS me detyrën për t’i ndryshuar bindje politike nga votues i opozitës në votues të PS, natyrishtme metoda presioni apo pazaresh. Personi që kryen monitorimin e votuesit është quajtur në PS me emrin patronazhist.

 

Në bazën e të dhënave në Rilindje figurojnë të gjithë qytetarët e Tiranës, duke nisur intelektualë, artistë, gazetarë, punonjësit e administratës, prokurorë, policë, gjyqtarë, prokurorët e SPAK deri te kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Kushdo që ka mbushur moshën e votimit ka një dosje në selinë e Partisë Socialiste ku përpunohet informacioni mbi sjelljen e tij politike. Kjo metodë sjellje, pavarësisht emrave që u vendos PS, bazë të dhënash dhe patronazhim, mund të krahasohet vetëm me modelet e sigurimit të shtetit. Personi që kryen patronazhin në shumicën e rasteve nuk njihet nga votuesi dhe procesi i ndikimit politik nuk është i ligjshëm. Praktikisht patronazhisti është njëlloj si operativi i zonës në strukturën e Sigurimit të Shtetit që kontrollonte sjelljen politike të qytetarëve dhe jepte direktivat për trajtimin që duhej bërë në çdo rast. Drejtues të PS, deri më sot, kanë mbajtur qëndrime kontraktiktore për këtë listë. Fillimisht, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se lista ishte një element i zakonshëm pune edhe në PD. Ndërsa një ditë më parë, Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi tha se listat që dalë në media nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Që ky dokument ka lidhje me PS-së e tregon një detaj i rëndësishëm. Emrat e personave që kryejnë procesin e patronazhit janë të gjithë zyrtarë të administratës, socialistë të deklaruar dhe njerëz që njihen historikisht si përfaqësues të strukturave të PS. Përdorimi i të dhënave të qytetarëve është një shkelje e rëndë ligjore që tregon se shteti është vënë në shërbim të pushtetit të një partie politike.

Numri i telefonit, adresa e shtëpisë, numri i identitetit, vendi i punës janë të dhëna që një qytetar nuk i dorëzon vetë në një parti politike. Këto të dhëna nuk mblidhen as nga rrjetet sociale dhe as nga kontaktet në terren. I vetmi vend ku këto të dhëna gjenden janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe E-Albania, të dyja institucione në varësi të qeverisë. Në ligjin për funksionimin e këtyre institucioneve, nxjerrja e të dhënave të qytetarëve siç ka ndodhur në rastin e dosjes së PS, është shpërdorim detyre dhe vepër penale që ndëshkohet. Fakti që PS ka marrë të dhënat e gjithë qytetarëve duke përfshirë dhe ato të kreut të SHISH dhe të SPAK, prokurorëve dhe gjyqtarëve, madje duke përcaktuar dhe mënyrën sesi ata votojnë është një skandal që trondit themelet e shtetit. Një parti politike ka arritur të krijojë një mekanizëm që nuk shërben vetëm për të identifikuar votuesit, por edhe për të manipuluar zgjedhjet. Sepse nëse një burokrat partie i PS ka numrin e telefonit dhe vendin e punës së një punonjësi në administratë, e ka shumë të thjeshtë që t’i ushtrojë presion duke e kërcënuar për pushim nga puna në këmbim të votës për partinë.

Skandali duhet hetuar së pari për vjedhjen e të dhënave dhe shantazhin model komunist ndaj qytetarëve duke hetuar institucionet që kanë dhënë informacionet. Së dyti, ky skandal është skema më flagrante e manipulimit masiv të zgjedhjeve. Prokurorët që ishin vetë pjesë e dosjes së PS janë detyrimin ligjor dhe moral t’i shkojnë hetojnë deri në fund këtij hetimi dhe të ndëshkojnë autorët.

SPAK ka shansin dhe rastin për të treguar publikut se sa i pavarur mbetet nga qeveria. Në çdo vend normal demokratik do kishte rënë qeveria dhe arrestimet nga prokuroria do ishin kryelajm dite

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...