Socialisti gris teserën e PS në sy të Bashës, kryedemokrati: Rama është burracak, votoni ndryshimin më 25 prill

E mërkurë, 14 Prill 2021 17:03

 

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral në zonën e Paskuqanit, ku është pritur me entuziazëm nga shumë qytetarë.

Takimit të Bashës i janë bashkuar edhe një grup socialistësh, të cilët dëgjohen duke thënë para kryedemokratit se janë të zhgënjyer nga PS. Madje, siç mund të shihet në video dhe foto, njëri prej tyre ka grisur dhe teserën e PS para Bashës.

 

Në fjalën e tij, Basha është shprehur se banorët e Paskuqanit, por edhe të gjithë Shqipërisë, kanë në dorë ndryshimin, ndaj sipas tij, më 25 prill duhet të votojnë PD dhe Aleancën për Ndryshim.

 

 

“Për 8 vite me radhë kam parë e kam dëgjuar për vuajtjet e dhimbjet e prindërve, për pamundësitë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë, me një përpjekje mbinjerëzore për të mbajtur gjallë shpresën, për të mbajtur këtu fëmijët tanë. 8 vite të gjata, dimri më i gjatë që ka kaluar Shqipëria. Sado që e trashë zërin, ai është një burracak, që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet. Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, të Gjirokastrës, Durrësit, me nënat shqiptare. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. Ne do iu hapim rrugën drejt BE. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë dhe socialistë”, u shpreh Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...