Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar Institutin e Kulinarisë ‘’Neranxi’’ për të bashkëbiseduar me studentët.
Ai u surprizua nga të rinjtë të cilët i kishin përgatitur një tortë me logon ‘’Shqipëria fiton’’, teksa vetë ai pati fatin të shkruajë ‘’Voton 9’’ sipër tortës.
Gjatë fjalës së mbajtur, Basha deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit në Shqipëri. Ai i kërkoi të gjithëve të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike, si e vetmja alternativë që mund të sjellë ndryshimin