Presidenti Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Mes të tjerash, Kreu i Shtetit u pyet nga gazetarët nëse ka krisje të LSI në Qarkun e Vlorës, por përgjigjja e tij ishte e prerë dhe e shkurtër, që ka zero interes për këtë parti në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë.
“Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohen. Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25 prill do të triumfojë referendumi, në thelb të së cilit janë liria dhe demokracia”, tha Meta