Presidenti Ilir Meta komentoi sot në emisionin “Opinion” largimin nga LSI të ish-deputetit Shkëlqim Selami, i cili sot militon në radhët e PS.
“Çim Selami hyri në LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ja vlen më asnjë sekondë të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka”-, deklaroi Presidenti Meta