“Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën”, Basha i përgjigjet kryeministrit: JO! Koha jote ka mbaruar! Thirrje socialistëve, jemi vëllezër dhe motra, bashkohuni me ne

Premte, 16 Prill 2021 16:10

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje socialistëve që t’i bashkohen marshimit drejt ndryshimit, duke mbështetur kështu PD-në.

 

Kreu i PD-së nga Ndroqi i Tiranës tha se rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Edi Ramën.

 

“Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin. Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit. Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur vende pune, ulje të kostos së jetesës. Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisës së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo. Sepse siç e ja thënë dikur vetë; kur ke pasur 8 vite dhe ske arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën, Ndaj të bëhemi bashkë të gjithë, për ndryshimin”, tha Basha.

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...