Basha tjetër mesazh shqiptarëve: Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Mos e humbni shansin, ju jeni zotërit e vërtetë të vendit. Votoni ndryshimin

Premte, 16 Prill 2021 20:06

 

 

Kryedemokrati Lulzim Basha iu dërgon një tjetër mesazh shqiptarëve, kur na ndajnë 9 ditë nga zgjedhjet. Basha pyet se çfarë është më keq se zemërimi, teksa shprehet se plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Ai thekson se të heqësh dorë nga vendi yt, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja jote.

Basha iu kërkon shqiptarëve të mos dorëzohen, mos ta humbin shansin dhe të votojnë ndryshimin.

 

“E keqja më e madhe se zemërimi dhe dufi, ajo që mund të na vërë poshtë, është plogështia. Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Është momenti kur njeriu nuk beson në asgjë, nuk i intereson më asgjë, dhe për pasojë nuk ndjen më asgjë. Mirëpo të heqësh dorë nga vendi yt, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja jote. Do të thotë të mos përkujdesesh më për të ardhmen e fëmijëve të tu. Çfarë do t’u thoni fëmijëve tuaj nesër kur Rama t’ju lërë përsëri në baltë, t’ju lërë përsëri në vendnumëro, ndërkohë që vendet e tjera bëjnë përpara dhe nuk na presin më? Që nuk kishit më shpresë për ndryshim? Që nuk donit të dëgjonit më për ekonominë, për arsimin? Apo që ndenje në shtëpi në vend që të ndaje 10 minuta nga dita jote për të votuar për shpresën dhe ndryshimin? Une ju bëj thirrje sot: mos u dorëzoni. Mos humbni më kohë dhe mos e humbni këtë shans. Ju jeni zotërit e vërtetë të këtij vendi. Ju vetë do të vendosni të ardhmen tuaj. Ne e dimë kush jemi. Shqiptarë të fortë dhe krenarë, e kemi treguar veten gjithmonë në ditë të vështira dhe kemi fituar. Më 25 prill votoni për shpresën, votoni për ndryshimin!”, shprehet Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...