“Rama e ka mbyllur punën me matematikën në klasë të shtatë”, Klevis Balliu flet për ftesën e Kryeministrit: Basha nuk bashkëpunon me hajdutë

Saturday, 17 Prill 2021 21:33

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News, ku ka folur për aktualitetin politik pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Balliu u pyet për ftesën e bashkëpunimit që Rama i ka bërë Bashës. Ai sqaroi se ftesa është refuzuar sepse Lulzim Basha nuk bashkëpunon me hajdutë dhe se Rama është një hajdut, sipas Balliut.

Teksa u pyet për deklaratat e Kryeministrit kundër planit ekonomik të PD-së, Balliu zgjodhi të përgjigjej me ironi duke thënë që Rama i ka mbyllur punët me matematikën që në klase të shtatë edhe pastaj është marrë me zhgarravina.

Intervista e plotë:

Mbështetja e qytetarëve? Padyshim që ka një rritje të mbështetjes. Duket që ka një energji, ka një entuziasëm të madh. Vetëm sot Lulzim Basha ka zhvilluar takime në 9 vende të ndryshme duke i rënë rreth e qark Shqipërisë. Ndërsa Edi Rama vetëm i lë fajin të tjerëve. Këto justifikime dhe mashtrime tashmë i kanë rënë. Kur sheh ato pak veta që i mblidhen ai kupton momentin e vështirë që po kalon. PS fatkeqësisht është drejt shpërbërjes. Kemi figura si Ditmir Bushati që i kanë larguar nga PS sepse ifrikësohet që do largojë Ramën. Kjo tregon mjerimin total të mazhorancës.

Shpërbërja e PS pas thirrjes së Ramës për bashkëpunim me PD-në? Ai tani e kupton që ka mbaruar dhe nuk ka asnjë zgjidhje dhe kërkon mënyra të ndryshme për të qëndruar në pushtet. Por ju e dini që Lulzim Basha ka një marrëveshje me aertistët, banorët e astirit, me sindikatat e pavarura. Marrëveshjen e ka me njerëz të nderuar dhe jo me hajdutë. Edi Rama është hajdut. Nuk është në nivelin e Lulzim Bashës Edi Rama për të bërë marrëveshje me të. Nuk mund të bashkëpunosh me një njëri që është fajotri kryesor për rrënimin e shtetit shqiptar. Kanë kaluar 8 vite dhe duhet të bëjmë një bilanc. Por Edi Rama nuk dëshiron bilanc. Kemi sot ccmimin e naftës më të shtrenjtë në botë, rrogat më të ulëta në rajon. Kemi nëj përballje mes një partie PD dhe Lulzim Basha që vjen me një program për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Nga ana tjetër kemi një kundërshtar politik që nuk bën gjë tjetër veccse mallkon dhe nuk ka asnjë program për problemet e qytetarëve. Biznesi i tyre themelor është vjedhja.

Nxjerrja e të dhënave? Ato janë marrë nga e-Albania. Është denoncim i bërë me shumë serjozitet. Është zhdukur dhe pasëord-i i pak personave që futet te serveri. Kjo ka të bëjë me një skenë kriminale që cënon sigurinë kombëtare. Kush ja ka dhënë numrin e telefonit Taulant Ballës. Këto janë marrë nga e-Albania dhe janë marrë për t’u përdorur politikisht. Supozohet të jemi shtet i lirë, por në fakt jetojmë në diktaturë. Shteti është mbushur me bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit. Keni përfektin e Korccës që është bashkëpunëtor i sigurimit dhe këta nuk marrin asnjë masë.

PD nuk premton 3 muajt e fundit pas mandatit të parë? PD është një parti që vjen me program. Programi jonë është shumë i qartë. Fillon me taksën e sheshtë. Ajo taksa e Ramës ka pasuruar vetëm 4-5 persona dhe shqiptarët janë më të varfër. Është ngritur borxhi publik.

Rama për planin e PD-së? Ramën me shifra mos e ngatërro. Ai matematikën e ka mbyllur në klasë të shtatë. Pastaj është marrë me zhgarravina. Është i vetmi që u bë i njohur si piktor pasi u bë kryeministër. Pikturat e tij ja blejnë deputetët e vetë. Vetë këshilltarët e tij i thanë mos u ngatërro me këtë punë se e ke gabim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...