”Rama ka kthyer kohën e spiunëve”/Vasili: Nga Saurreli i Yll Bodinakut te Saurreli i 25 prillit

Diel, 18 Prill 2021 08:59

 

Nisur nga situata e patronazhit që Partia Socialiste u ka vënë çdo qytetari për të mësuar preferencën për votën më 25 prill, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Edi Rama ka shkuar larg, ku në databaste-in e PS del edhe djali i Ylli Bodinakut, që para 30 viteve shembi murin e ambasadës Gjermane në Tiranë për një të ardhme më të mirë. ”Ylli e zgjidhi me Saurrelin e vet dhe hapi rrugën e lirisë për shqiptarët. Në 25 prill Saurreli i Referendumit duhet të shtypë e marë përpara spiunët, fuksat dhe zhapikët rilindas që jetojnë duke futur duart e qelbura në jetën personale private dhe në liritë e çdo shqiptari”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

 

Nga Saurreli i Yll Bodinakut te Saurreli i 25 prillit!

Rilindja dhe Edi Rama duan të kthejnë Shqipërinë 30 vite pas në kohën e spiunëve. Kulmi arriti kur spiunët e rilindjes (patronazhistët) spiunojnë edhe djalin e legjendës, Ylli Bodinaku. Yllit që 30 vjet më parë në vitin 1991 theu me makinën Saurrel të tij, murin e ambasadës Gjermane me djalin tre muajsh Rikelin në prehër.

Sot pas 30 vjetesh guxojnë të spiunojnë djalin e tij Rikelin. Ylli, që nuk pyeti për Partinë e Punës as i ka në llogari fare këta minj perversë. As Rikelit që hyri foshnje në ambasadën Gjermane nuk i bëhet vonë fare për këta. Por të gjithë të rinjtë e të rejat e Shqipërisë duhet t’u japin zero vota këtyre pisave rilindas, që spiunojnë jetën e rinisë shqiptare.

Ylli e zgjidhi me Saurrelin e vet dhe hapi rrugën e lirisë për shqiptarët. Në 25 prill Saurreli i Referendumit duhet të shtypë e marë përpara spiunët, fuksat dhe zhapikët rilindas që jetojnë duke futur duart e qelbura në jetën personale private dhe në liritë e çdo shqiptari.

P.S Fotot jane Saurreli i Yll Bodinakut qe hyri ne Ambasaden Gjermane si dhe dokumenti i patronazhistit per djalin e tij Rikelin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...