“Nga ky moment më ndiqni në ‘FB’”, Meta lexon 8 pyetjet e politikanes gjermane drejtuar Ramës për publikimin e të dhënave

Hënë, 19 Prill 2021 14:01

 

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti Ilir Meta foli për keqpërdorimin e të dhënave personale të 910 mijë votuesve të Tiranës.

Meta iu referua sërish letrës së politikanes gjermane, Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku ngre disa pyetje lidhur me publikimin e të dhënave të votuesve shqiptarë.

 

Kreu i Shtetit lexoi pyetjet që politikani gjermane i ka drejtuar Ramës, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët që nga dita e sotme deri më 26 prill ta ndjekin në “Facebook”.

 

Pjesë nga deklarata:
Nga ky moment i ftoj qytetarët që dëshirojnë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe jam i sigurt që 96% e shqiptarëve e dëshirojnë, përveç një bande, të më ndjekin në FB deri më 26 Prill. Kam një lutje, që të më ndiqni në “facebook” në aksionin më historik, që ka rëndësi në 100 vitet e ardhshme për shtetin tonë dhe të gjithë shqiptarët. Këto janë zgjedhje për 100 vjet, për rivendosjen e rendit kushtetues, të shtetit të së drejtës dhe për përmbysjen e fuks-shtetit. Ju kërkoj edhe komisionerëve, pa dallim, sidomos të opozitës, të më ndjekin në “Facebook”, që t’i tregojmë vendin kësaj bande, që është ajo banda e Shijakut, ajo e Tëremtit të Dibrës dhe që do të bëjë ai tërmet në Vlorë.

U bënë 7 ditë që kam kërkuar nisjen e hetimit mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga PS. Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, lajm që u censurua, drejtuar kryeministrit për keqpërdorimin e të dhënave, kërkojnë përgjigje nga institucionet shtetërore. Këto pyetje kryeministrit në detyrë duhet t’ia bëjë SPAK sot, pas 26 prillit do ja bëjë patjetër, që në këtë rast duhet të kishte vepruar urgjentisht.

 

Më duhet t’i përsëris pyetjet:
1. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës nga PS. Nga janë marrë të dhënat e çdo personi dhe mbi c’bazë është bërë ruajtja?
2. cila është baza ligjore e ruajtjes së tyre në servera pa dijeninë e personave.
3. Cilët janë personat që kanë përpiluar këtë listë?
4. Nëse të dhënat janë marrë nga të dhënat, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, që e lejojnë këtë?

 

5. Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale që gjenden në këto lista, nga janë marrë ato?
6. Në lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën e patronazhit, a janë pyetur personat për këtë?
7. Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto komente e shënime dhe c’ndodh me to?
8. Si përshkruhet që është e shkruara e zeza mbi të bardhë preferenca e qytetarëve?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...