Meta, Ramës:Thirri mendjes! Mos derdh gjak shqiptari. Nuk të shpëton as kartela …

Hënë, 19 Prill 2021 22:15

 

Presidenti Ilir Meta në një ndërhyrje direkte me Çim Peka Live, i është përgjigjur kryeministrit Rama që ti thërrasë mendjes dhe të mos prekë votën e shqiptarëve dhe të derdhë gjakun e tyre. Thirrja e Presidentit erdhi pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë ku u plagos një simpatizant i PD-së dhe reagimit të Ramës ku i bënte thirrje Metës të mos e politizonte ngjarjen.

‘Unë nxis dhunë? A e mbani mend se çfarë i tha Damianit: ‘Forca Damian, tërmet, tërmet’


LEXO EDHE:
Mallrat do shpërndaheshin për familjet e varfra/ Si u kap nga PD në Berat furgoni me pako i rezervave të shtetit

Tani unë po iki në Kavajë dhe i kam ftuar të gjithë të ruajnë qetësinë.

 

 

Po mbajmë shënim të gjithë emrat e tyre që kanë shkaktuar incidentin në Kavajë.

 

Policia ti lejë përrallat për motive të dobëta.

Dy netë më parë u krijua një përplasje edhe në Sauk me njerëz të dërguar nga Bashkia e Tiranës, dhe nuk u bë zhurmë pasi i këshillova që të ruanin qetësinë.

Po tani ngjarja sot në Kavajë është një provokim i qartë.

Ne e dimë se sa ka vuajtur Kavaja me banditët me 6 emra që ua ka vendosur në kurriz Rama.

Unë i them, Edi Rama hiq dorë nga prekja e zgjedhjeve.

Edi Rama do japësh llohari për çdo pikë gjaku shqiptari dhe nuk do të të vlejë kartela shëndetësore.

Dhe jam i sigurtë që me gjithë përpjekjett për të frikësuar qytetarët, pavarësisht nga sistemi i urryer i patronazhistëve që do trondisë edhe Evropën dhe NATO-n, pasi prek sigurinë kombëtare, pasi ato mund të vidhen dhe të përdoren lehtësisht edhe nga krimi ndërkombëtar.

Edi Rama mblidh mendjen!

Respekto kodin zgjedhor sepse nuk është shaka.

Edi Rama ka liruar kriminelët nga burgu për të kërcënuar qytetarët.

Për cilën drejtësi flet ai, për të 7-tin në Durrës dhe të 17-tin në Tiranë.

Për cilin drejtësi po flet për atë që zvarriti 4 vite për dosjen e Shijakut dhe të Dibrës, që i ka kapur për fyti.

U ka vënë patroazhistë edhe prokuroëve dhe gjyqtarëbe që kë kanë të dashur, u vë edhe përgjues në krebat, edhe poltikanëve të opozitës.

Do ketë fakte të tjera. Mos ki merak. Presidenti ka të drejtë të nxjerrë dekrete dhe nuk do jetë mirë për të.

Dekretet e Presidentit do ti zbatojë populli i 2 marsit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...