Basha nga Kavaja: Paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt veprimeve diktatoriale. Të dielën masivisht tek kutitë, votojmë numrin 9!

Tuesday, 20 Prill 2021 11:18

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga Kavaja se paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt veprimeve diktatoriale si sulmi i djeshëm në selinë e PD ku i plagos sekretari.

Basha ka kërkuar nga qytetarët e Kavajës që të dielën të dalin masivisht në votime, dhe të votojnë numrin 9.

 

Ai shton se Kavaja ashtu siç i priu varganit të demokracisë, kësaj radhe së bashku të bëhet i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

 

 

 

”E dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjysheve, e shoh në sytë e tëinjve të Kavajës, ndryshimi shtë i pandalshëm,. Fitorja është në mesin tuaj, në mesin tonë.

 

Vëllezër e motra, ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me radhë nuk bëri gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare. Një njeri që 8 vite me radhë pati gjithë pushtetet e dështoi, s’mundet kurrë në asnjë forme, mënyrë të ndalë uraganin e shpresës.

Të gjithë e dinë se vota për ndryshim, vota për fitoren e PD është rruga që do të hapë punën, mirëqënien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin për demokraci. Ne me fuqinë e bashkimit, me ndihmë e zotit do e bëjmë realitet, duke nisur nga fitorja më 25 prill.

Nuk ka familje shqiptare që nuk e di, se pas 8 vitesh dështime, edhe 4 orë janë shumë për njeriun që premtoi për 8 vite e s’bëri asgjë. S;ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve diktatoriale.

 

Ndaj shqiptarëve anë e mbanë e kuptojnë se do i japin përgjigje pyetjes, edhe 4 vite të tjera si 8 vitet e shkuara, të izoluar nga BE, me të rinjtë që largohen, me nëna e baballarë me zemra të çara, ekonomi të përçarë, apo bashkë për ndryshim që Shqipëria e Kavaja të fitojë, çdo familje të fitojë,.

 

Kjo është zgjedhja para nesh. Ndaj dua t’ju pyes, nëse Shqipëria të ecë përpara, atëhere ditën e dielë masivisht në kutitë e votimit, votojmë numrin 9.

Për nënat që na rritën me sakrifica, që djemtë e Kavajës, djemtë e mrekullueshëm të Kavajës,të rrinë e punojnë këtu, votojnë numrin 9.

Për Kavajën e shpresës, punësimit, mirëqenies së fermerëve, turizmit, votojmë numrin 9.

Për të hapur rrugën europiane, votojmë numrin 9.

Për të bërë të mundur që Shqipëria e shqiptarët si atëhere kur Kavaja i priu varganit të demokracisë, bashkë vëllezër e motra, të gjithë bashkë të çojmë vendin anëtar të BE, me dinjitet, demokraci, votojmë numrin 9. Cilin? Edhe njëherë? 9 për ndryshimin, bashkë për ndryshimin, Kavaja fiton, Shqipëria fiton.”- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...