Përplasjet në Fier, Presidenti Meta: Incident i turpshëm dhe provokim

E mërkurë, 21 Prill 2021 12:12

 

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në një konferencë të jashtëzakonshme, ku ju ka bërë thirrje fierakëve, por edhe gjithë shqiptarëve, të mprehin sfurqet e sëpatat për 25 prillin, nëse preken votat.

Duke u ndalur tek incidenti i ndodhur sot në Fier, ku policia hoqi banderolat e LSI, pasi ishin vënë në vendin ku do të zhvillohej takimi përmbyllës i PS, Meta i bëri thirrje kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, dhe kolegëve të tjerë, që të ruajnë qetësinë, pasi sipas Kreut të Shtetit, ky është një provokim nga Rilindja.

 

“Ftoj kandidaten e LSI, Kejdi Mehmetaj, dhe të gjithë kandidatët e tjerë të mos bien e këtij provokimi të bandës Rilindje, të thellohen pak. Ky është një incident i turpshëm dhe banal, por edhe një provokim Kejdi, që ju gjoja të prishni mitingun që do bëjë Rilindja sot në Fier. Këtë duhet ta kuptosh qartë dhe nuk është kjo beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI, se kryetari i Bashkisë Fieri do shkojë në burg për shkelje shumë të rënda që ka bërë, jo thjesht për këto shkelje të Kodit Zgjedhor. Komuniko me z.Ruci, meqë mbulon qarkun e Fierit, nëse vërtetë banderolat e tua shqetësojnë Rilindjen dhe kryerilindasin, hiqni banderolat tuaja derisa të mbarojë mitingu dhe pastaj vërini prapë, se nuk është ky problemi i madh që ka Fieri.

I di Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë, e do t’i ndëshkojë me votë plebishitare. Meqë pas dy orësh do iki në Vlorë, Kejdi më bëj një nder, i thuaj z. Ruci, që jo vetëm i hoqën ato banderola, na ka thënë Presidenti që t’i japin edhe ca postera kryerilindasit, se do vij dhe vetë t’ia vë, që të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator të ndyrë, që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e diel. U bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fierit e Mallakastrës t’i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat, t’i kenë gati ditën e diel e po u prek një votë e vetme, ashtu do bëjë gjithë Shqipëria, me në krye Presidentin”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...