“Dako, Çela e Koka tre bandat që veprojnë në Durrës”, Meta ngre tonet në konferencë të jashtëzakonshme: Duhet të ishin në burg, por SPAK nuk pati kohë

E Enjte, 22 Prill 2021 11:36

 

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta foli sot për tre banda në Durrës të cilët sipas tij po terrorizojnë durrsakët për të mos votuar LSI.

“Në Durrës janë tre banda, dy banda të njohura Dako i Shijakut dhe Durrësit, Ard Çela i OSHEE që blen vota dhe i treti që duhet të ishte në burg po SPAK s’ka patur shumë kohë, është Lefter Koka, që terrorizojnë vajzat e gratë që të mos votojnë LSI që e bëri ministër, e mbajtën mbi supe gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës e rrugacërive të djalit të tij edhe vete shpi më shpi bashkë me policë e persona të tjerë në kërkim e që janë liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të Edi Ramës.” tha Meta ndërsa denoncoi me foto skemën abuzive sipas tij me paratë e shqiptarëve, për të cilën tha se provat janë në prokurori e duhet t’i dëgjojnë edhe ndërkombëtarët’.

“I çon lekët te Sucalba, në total mbi 2 mln euro që i ka SPAK po nuk vepron se nuk e lë Rama e Engjëll Agaci.

 

Çfarë ndodh, ministri i merr vetë në kompaninë e tij. Është korrupsion i pastër. Ja edhe Arbër Shylla të gjithë janë lidhjet e tij të ngushta, dhe keni aty 5.8 mln euro.

 

Ja ku i keni tre inceneratorët, ja edhe Klodian Zoto bosi i inceneratorëve, evazioni 22 mln e ca euro, që vidhet shteti shqiptar, para që duhet të shkojnë për spitale, zjarrfikëse rimburse nga covid. po këto lekë i duhen bandës për të blerë vota, e pikërisht ët LSI se LSI rritet e ky është shqetësimi e madhi i Edi Ramës.

Numri 17 në Tiranë. Ky pas Lefter Kokës mban përgjegjësi të drejtpërdrejt për gjithë aferën e inceneratorëve. Shikoni sa merr babai i tij nga kompania që i ka dhënë ky punën, 10 mln lekë në muaj. Nuk ka ligj për babain e tij. Pse i duhet Alqi? E keni parë ndonjëherë të dalë në debat, nuk del dot se duhet të japë llogari. Alqi është për të blerë vota, e dinë tek njësia 1, e dinë shtabet. E kuptuat reformën në drejtësi të Edi Ramës? Dhe me mbrojtjen e policisë për të blerë vota.” – u shpreh Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...