Meta shpërndan mesazhin e Shoqatës Bashkësia Dibrane: Më 25 prill të mbisundojë vetëm referendumi demokratik, i pacënueshëm nga asnjë forcë

E Enjte, 22 Prill 2021 16:50

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta shpërndan në rrjetet sociale mesazhin e Shoqatës Bashkësia Dibrane për zgjedhjet e 25 prillit, e cila u bën thirrje dibranëve që të vërshojnë të dielën në qendrat e tyre të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Në komentin e tij, Presidenti Meta i bën apel këtij komuniteti që t’i përgjigjen pozitivisht këtij mesazhi publik.

 

“Të dashur motra dhe vëllezër dibranë kudo që jetoni dhe me rrënjë dibrane, përgjigjuni thirrjes për të dhënë kontributin tuaj të domosdoshëm në Referendumin e 25 Prillit!”, shprehet Presidenti Ilir Meta, teksa publikon dhe deklaratën e plotë të Shoqatës Bashkësia Dibrane.

MESAZHI I SHOQATES PER ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021

Të dashur miq dhe anëtar të komunitetit dibran të Tiranës, të Dibrës, të diasporës dhe Shqiptar të kudondodhur !

Data 25 prill po afron, si një ditë e rëndësishme e vlerave demokratike për të shfaqur vullnetin për të ecur përpara, si dhe për të zgjedhur njerëzit e duhur për një qeverisjeje të ndërgjegjëshme me frymën e sundimit të drejtësisë në vend.

Do t’ju apelonim që i gjithë komuniteti ynë dibran në Tiranë si dhe të gjithë anëtarët e tjerë, të cilët kanë ardhur nga emigracioni posaçërisht për të votuar më 25 prill, të marrin pjesë masivisht në këtë proces vendimtar, historik dhe të shumëpritur, duke e shfaqur vullnetin e tyre që në mëngjes në kutitë e votimit.

Të dashur miq, mesazhi i Kryesisë së Shoqatës dhe Këshillit të të Urtëve është që të jeni dinjitoz dhe përcaktues me votën tuaj. Në këtë proces duhet të mbisundojë vetëm referendumi demokratik, kushtetues dhe i pacënueshëm nga asnjë forcë apo komponent politik apo anarkik.

Vlerësojmë dhe respektojmë frymën e mesazhit për datën 25 prill nga partnerët dhe miqtë e Shqipërisë, Ambasadorja e SHBA-ve znj. Juri Kim, si dhe nga ambasadorët e tjerë të vendeve të BE, se duhet votuar me vlerësim për të ardhmen tonë dhe të integrimit të Shqipërisë.

Shoqata Bashkësia Dibrane, vlerëson punën intensive dhe angazhuese të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të votojnë me ndërgjegje, me energji kundër cdo lloj dhune, shantazhimi, diktati apo vandaliteti dhe agresioni.

Ju bëjmë thirrje publike komunitetit tonë dibran, dhe çdo personi që gjen mbështetje dhe prehje në familje, shoqëri, komunitet dhe pranon parimet dhe vlerat Shqiptare dhe ato evropiane. Mos e shisni votën, pasi i keni shitur shpirtin djallit me një xhes të tillë, dhe kjo do jetë një njollë e përjetëshme.

Ftojmë qytetarët tanë, që të votojnë masivisht që në mëngjes, duke ftuar në votim anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë që e vlerësojnë këtë proces.

Ftojmë gjithashtu të gjithë rrjetin e shoqatave patriotike dhe shoqërinë civile, të japi mesazhe për zgjedhje të lira, të ndershme dhe qytetare, si dhe të thërrasin anëtarësinë e tyre në votim.

Të votosh, do të thotë të jesh njeri me të drejta të lindura dhe i lirë !

“Lirinë s’ta fal kush, por duhet ta fitosh me gjak. gjaku asht i shtrenjtë, por liria asht ma e shtrenjtë” Haki Sharofi

VOTONI ME SY TE LIRE !

VOTONI ME DINJITET !

VOTONI ME ZEMER !

VOTONI ME SHPRESE !

KRYESIA DHE KESHILLI

BASHKESIA DIBRANE

TIRANE, SHQIPERI

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...