Mitingu i madh i LSI, Kryemadhi, shqiptarëve: Ju do të shembni këtë pushtet duke votuar numrin 6

E Enjte, 22 Prill 2021 19:36

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se beteja e 25 prillit është beteja për të ardhmen e vendit me të keqen që përfaqëson rilindja.

“Jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision, të bëjmë Shqipërinë që të ndjehet shtëpia e shqiptarëve”,- tha Kryemadhi.

 

Kryemadhi u shpreh se listat e LSI përfaqëson vlerat më të mira qytetare dhe njerëzore. Kryetarja e LSI-së ju drejtua shqiptarëve: “ju do të shembni këtë pushtet duke votuar numrin 6”

Në takim folën drejtues të LSI në 12 qarqe dhe kandidatë të kësaj force politike. Drejtuesi i qarkut të Korçës, Endrit Braimllari u shpreh sot në mitingun e madh të LSI, se pjesëmarrja masive në këtë takim është dëshmia e fitores së madhe të 25 prilli.

“Beteja e 25 prillit është për fëmijët tanë, për t’i kthyer shpresën dhe punësimin të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”,- tha Braimllari.

Drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela deklaroi në mitingun e madh të LSI në Tiranë, se më 25 prill Shqipëria do të shkëputet nga keqqeverisja dhe korrupsioni i Rilindjes.

“Rilindjen do e dërrmojmë në çdo qendër votimi në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë”,– tha Çela.

Erisa Xhixho, kandidate dhe njëherësh nënkryetare e LSI në mitingun përmbyllës përballë mijëra qytetarëve të ardhur nga gjithë Shqipëria ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë numrin 6.

“Besoni tek Lëvizja Socialiste për Integrim, më 25 prill do ti kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Kjo qeverisje duhet të marrë mësim në 25 prill, pasi i shkatërroi Shqipërisë trashëgimin, betonizoi vendin dhe largoi shqiptarët nga vendi”,- tha ndër të tjera Erisa Xhixho

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...