Presidenti Ilir Meta, ndalimin e emigrantëve për të votuar në 25 prill, e ka quajtur shkelje të të drejtave kushtetuese të shtetasve për të marrë pjesë në votime.
Presidenti Meta: Heqja e të drejtës së emigrantëve për të votuar është shkelje e të drejtave kushtetuese të shtetasve për të marrë pjesë në votime. Edi Rama e bën këtë për të parandaluar votën kundra që do marri nga emigracioni.
Po, unë jam në fushatë për të mbrojtur votën e lirë. Çfarë punë më të rëndësishme ka Presidenti Republikës se të mbrojë votën e lirë.
Zgjedhjet janë një moment bashkimi jo më kot dhe zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore i cakton Presidenti