Basha: Rama nuk vjen në debat sepse nuk ka përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në 8 vjet

E Enjte, 22 Prill 2021 22:35

 

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në Top Channel se Edi Rama nuk vjen në debat, sepse nuk ka përgjigje për shqiptarët se çfarë ka bërë në 8 vjet.

“Mendoj se për politologët kjo fushatë do të ketë një interes të madh në të ardhmen sepse do të jetë e para në dijeninë time ku kryeministri në ikje merret gjithë kohën me kandidatin për kryeministër dhe nuk ka absolutisht asnjë përgjigje për të vetmen pyetje të cilit duhet ti përgjigjur “Kishe 8 vjet të gjithë pushtetin. Të gjithin! 4 vitet e fundit absolutisht gjithçka dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetëm. Çfarë bërë? Pse i shmangesh? E gjitha kjo është një taktik shmangie siç është shmangur dhe kërkesës time për debat. Tani dua ta sqaroj. Kërkesën për debat nuk e kam bërë për veten time. Por unë për nga formimi, për nga mendësia, për nga kultura që kam, siç kam parë në çdo vend perëndimor, e di që është detyrim i atij që ka qeverisur për 8 vite dhe mua që kërkoj besimin e shqiptarëve për të qeverisur 4 vitet e ardhshme, të ballafaqohemi para shqiptarëve. Ai të shpjegojë çfarë ka bërë 8 vite me premtimet e tij dhe unë të shpjegoj çfarë vizioni kam, çfarë plani ka, çfarë programi”, tha Lulzim Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...